E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore Rajonale, pohojnë se numërohen mbi 50 fëmijë të ngujuar të këtij rrethi, 17 prej tyre vajza të moshës 6 deri në 14 vjeç, që janë përfshirë në këtë projekt të Ministrisë Shqiptare të Arsimit.
Mėsim nė kullat e ngujimit - Pasojat e gjakmarrjes nė veriun shqiptar




Leka Plani

Ngujimi i fëmijëve në banesa nga frika e hakmarrjes, është një nga pasojat e rënda me të cilat po ballafaqohen mbi 80 familje në verilindje të Shqipërisë. Tashmë po aktivizohen mësues të diplomuar në kushte shtëpie.

Për të zbutur sadopak pasojat e mos frekuentimit të arsimit bazë, atij 9-vjeçar, në Shkodër po zbatohet projekti “Shansi i dytë ”, që përfshin dhënien e njohurive të programit mësimor duke aktivizuar mësues në kushte shtëpie. Burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore Rajonale, pohojnë se numërohen mbi 50 fëmijë të ngujuar të këtij rrethi, 17 prej tyre vajza të moshës 6 deri në 14 vjeç, që janë përfshirë në këtë projekt të Ministrisë Shqiptare të Arsimit.

Fëmijët e ngujuar si nxënës njësoj si të tjerët

Sipas Inspektorit që ndjek problemet e shkollimit të fëmijëve të ngujuar në Shkodër Nexhelko Poja, projekti synon që fëmijëve të prekur nga ky fenomen t'u jepen njohuritë kryesorë, në mënyrë që të shmanget prapambetja e tyre në mësime dhe analfabetizmi: “Këtë vit shkollor ne trajtojmë rreth 54 fëmijë në gjakmarrje. Në këtë proçes mësimor aktivizohen reth 22 mësues. Të gjithë këto fëmijë të ngujuar vlerësohen njësoj si të tjerët dhe dëftesa e tyre është e njëllojtë si ato nxënës që e frekuentojnë rregullisht shkollën “.

Të gjithë personat e aktivizuar për të mësuar fëmijët e familjeve të përfshira në gjakmarrje, janë mësues në pritshmëri, të diplomuar dhe që akoma nuk kanë një vend definitiv-pune. Kujtim Troshani është njëri prej tyre që i jep mësim këtij kontigjenti nxënësish të privuar nga mësimi normal. Ai pohon se për të realizuar një projekt të tillë, janë angazhuar 22 mësues të cilët janë të shpërndarë në 18 banesa që quhen vatra mësimi ku ka fëmijë të ngujuar dhe zhvillojnë aty mësim 3 herë në javë me nga 3 orë në ditë: “Sëbashku me një grup mësuesish kemi zhvilluar ditë mësimi me ato nxënës që fenomeni i gjakmarrjes i ka detyruar të mbyllen brënda. Kemi zbatuar programin mësimor të ministrisë, në mënyrë që edhe këto fëmijë të integrohen sëbashku me shokët e tyre dhe të arrijnë që të ecin një hap me to “.

Shifra kontradiktore për familjet e ngujuara

Shoqata të ndryshme që merren me pajtimin e gjaqeve, referojnë shifra kontradiktore, lidhur me fëmijët e familjeve të ngujuara. Kështu Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar, dega Shkodër, pohon se janë të evidentuara 109 familje të ngujuara me 273 persona. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës, referon për 62 familje të ngujuara, ose 92 më pak se një vit më parë.

Fenomeni i gjakmarrjes, pas vitit 90-të, me gjithë përpjekjet e strukturave shtetërore për t'a minimizuar atë, mbetet ende shqetësues në zonat veriore të vendit. Vetëm në Qarkun e Kukësit janë të ngujuara gjithsej 30 familje, 60 prej të cilëve janë fëmijë. Sipas policisë së këtij qarku, këto shifra megjithatë janë pozitive, pasi tregojnë se kjo dukuri është në rënie, krahasuar me vite më parë. Ky rezultat, ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit dhe me strukturat e pushtetit vendor dhe punës së mirë të uniformave blu, por dhe angazhimit të shoqërisë civile. (dw)

Publikuar: 03.03.2011 | 18:18
Lexuar: 591 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime