Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave kryeministri Berisha vlerëson se ky është një akt terrorist i shëmtuar, por dhe si një akt të mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar.
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aeroportin gjerman të Frankfurtit dhe ka dënuar me rreptësinë më të madhe aktin terrorist të Arid Ukës, i cili vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.
Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave kryeministri Berisha vlerëson se ky është një akt terrorist i shëmtuar, por dhe si një akt të mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar.
Vrasja e ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, - ka deklaruar kryeministri Sali Berisha.
Duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Berisha bën thirrje që drejtësia të flasë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj këtij krimi të shëmtuar terrorist.