Zëvendëskryeministri Zoran Stavreski dhe ministri i Financave, Trajko Sllaveski sot dhe nesër në Uashington, përfaqësuesve të Fondit monetar ndërkombëtar dhe Bankës Botërore do t'ua prezantojnë pakon më të re të Qeverisë dhe ribalansin e Buxhetit për vitin 2009, njoftoi raportuesi i MIA-s
Stavresi dhe Sllaveski, të cilët marrin pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës botërore, do të takohen me nënkryetarin e Bankës Botërore i angazhuar për Evropën dhe Azinë Qendrore, Takatoshi Kato, zëvendësdrejtorin e FMN-së Rud Trefest, drejtorin ekzekutiv në Bankës Botërore, Ejxh Baker, shefin e Misionit të FMN-së në Republikën e Maqedonisë, Ves Mek Gru dhe me drejtorin rajonal të Bankës Botërore, Xhejn Armitaxh.
Ministri Sllaveski nga Uashingtoni në deklaratë për gazetarët e përsëriti qëndrimin e Qeverisë, se për momentin, Republika e Maqedonisë nuk ka nevojë për ndonjë aranzhman më obligues me FMN-në dhe shtoi se nëse gjatë vitit tregohet keqësimi i situatës ekonomike sipas të gjitha parametrave, gjithsesi se do të jetë legjitime të kërkohet bashkëpunim më i afërt me Fondin.
Sipas ministrit Sllaveski, më e rëndësishme është politika fundamentale e shtetit dhe se shkurtesa më e re e të ardhurave në maksimum është e sigurtë dhe atë që do ta kërkonte dhe FMN-ja nga Maqedonia. Ai e theksoi shembullin e Serbisë, se edhe aranzhmani i kontraktuar me Fondin, nuk është garancë se situatat shpejt do të përmirësohen.
Pakoja e re e masave të Qeverisë, siç theksoi ministri i Financave, do të thotë përkrahje për ekonominë e Maqedonisë, me qëllim që të realizihet të paktën shkallë minimale e rritjes e cila është projektuar me një për qind nga BPB-ja. Ai potencon se të ardhurat e riprojektuara në Buxhet do të realizohen sipas projeksionit të ri të rritjes, ndërsa 120 deri 150 milionë dollarët e nevojshme për financim të deficiti, i cili është projektuar në 2,8 për qind nga BPB-ja, do të sigurohen nga shënimet shtetërore që është praktikë e përhershme në Maqedoni, si edhe mjetet nga burime të huaja në mënyrën që do të jetë e pagueshme. Sllaveski i përmendi euro-obliguesit, hua bilaterale me një ose hua nga disa banka.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me projeksionet më të reja të FMN-së për rritje prej minus dy për qind në Maqedoni, ministri Sllaveski tha se FMN-ja projeksionet e reja i bazon në situatën e përgjithshme në botën si tërësi.
Ai shtoi se kur Qeveria i bën projeksionet bën projeksione më pesimiste që të shihet çdo të thotë një ose dy për qind pikë më shumë ose më pak, të projeksionit të përgjithshëm të të ardhurave do të thotë zvogëlim ose rritje e shumtë.
"Bëhet fjalë për një për qind pikë më lartë ose më poshtë të BPV-së që gjatë sistemit të këtillë të dizajnuar të taksave të të ardhurave do të thotë diçka më shumë ose më pak 300-400 milionë denarë", theksoi ministri i Financave, Trajko Sllaveski.
Zëvendëskryeministri Stavreski dhe ministri i Financave, Trajko Sllaveski dje në Uashington para fillimit zyrtar të Takimeve pranverore merrnin pjesë në takime të cilat kanë pasur të bëjnë me vlerësimet e tyre për situatën në botë.
"Nuk mund të dëgjohet asgjë e re. Ne rregullisht jemi të informuar me vlerësimet e tyre. Kjo ishte mundësi që të shihemi me disa njerëz dhe të këmbejmë mendime", tha ministri Sllaveski, i cili shtoi se në takimet nga kolegu slloven Franc Kriqanji ka marrë ofertë për çfarë do qoftë ndihme për Maqedoninë dhe suaza të mundësive të tyre dhe procedurave juridike dhe se në ditët e ardhme do të testohen mënyrat në të cilat Sllovenia mund t'i ndihmojë Maqedonisë dhe në plan financiar/mia/