Përgjegjësi i Qendrës për Shërbime studentore dhe karrierë, z. Daut Memeti duke përshëndetur aktivitetin e sotëm, theksoi se ky organizim e dëshmon faktin se kjo qendër, si qëllim primar të saj e ka ngritjen e vetëdijes akademike dhe profesionale të studentëve të USHT-së.
Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së, organizoi aktivitetin për ndarjen e çmimeve në garën studentore për krijimin e eseve më të mirë, me temë: "Shqiptarët dhe perspektiva e tyre evropiane".
Përgjegjësi i Qendrës për Shërbime studentore dhe karrierë, z. Daut Memeti duke përshëndetur aktivitetin e sotëm, theksoi se ky organizim e dëshmon faktin se kjo qendër, si qëllim primar të saj e ka ngritjen e vetëdijes akademike dhe profesionale të studentëve të USHT-së.
Shfrytëzoj rastin që publikisht të falënderoj të gjithë studentët pjesëmarrës në këtë garë dhe i siguroj se edhe në të ardhmen Qendra jonë gjithmonë do të iniciojë aktivitete të këtilla - ku vihet në pah kreativiteti studentor, i ndërthurur me njohuritë e fituara akademike në universitet, theksoi, z. Memeti, duke i përgëzuar studentët pjesëmarrës në këtë garë për mënyrën e bukur të të shkruarit.
Juria profesionale, në përbërje të profesorit të historisë, prof. dr. Nuri Bexheti, profesor Ismet Jonuzi-Krosi dhe profesori i letërsisë shqipe, Abdulla Mehmeti, profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Remzi Mehmedin dhe stafin e Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë.
Pas konsultimeve të vazhdueshme për vlerësimin e eseve në pjesëmarrje vendosën që fitues të kësaj gare studentore me ese të jenë: Kaltrina Azizi, studente e Fakultetit Juridik Shkup, vendi i dytë i takoi studentit të Fakultetit Juridik në Tetovë, Vigan Sulejmani, ndërsa në vendin e tretë u rendit, studentja e gazetarisë, Adrijana Velija.
Për fituesit e tri vendeve të para, organizatorët kishin përgatitur edhe çmime në të holla, si dhe komplete librash.