E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Heidi nuk ishte hamendur fare, por kishte zhveshur brekët dhe ia kishte hedhur atij në qese. Edhe të famshmit tjerë kishin dhuruar gjëra të imta, ku Jamie Foxx kishte hequr dorë nga syzet e tij të diellit, Jane Lynch kishte ofruar kartelën e kreditit me limit ditor prej 2000 dollarëve, ndërsa Hayden Panettiere kishte dhuruar një pallomë me gjurmët e buzëkuqit të saj.
Heidi Klum, pa fije turpi





Heidi Klum dikur në pistat e modës ishte personifikim i elegancës dhe dinjitetit, mirëpo, në ndeja ajo shndërrohet në një vajzë të vërtetë ndejash pa pasur fare turp. Kështu në ndejën bamirëse të organizuar nga këngëtari Elton John, ajo pa problem ka pranuar t’i zhveshë brekët e saj para kamerës dhe t’ia dhurojë ato një gazetari të angazhuar nga udhëheqësi i famshëm televiziv Jay Leno, i cili kishte për detyrë që të mbledhë sa më shumë gjëra nga të pasurit dhe të famshmit për shefin e tij.

Heidi nuk ishte hamendur fare, por kishte zhveshur brekët dhe ia kishte hedhur atij në qese. Edhe të famshmit tjerë kishin dhuruar gjëra të imta, ku Jamie Foxx kishte hequr dorë nga syzet e tij të diellit, Jane Lynch kishte ofruar kartelën e kreditit me limit ditor prej 2000 dollarëve, ndërsa Hayden Panettiere kishte dhuruar një pallomë me gjurmët e buzëkuqit të saj.

Por kur gazetari i ishte afruar Heid-it, ish-engjëllushja e ‘Victori`s Secret’, kishte shikuar në çantën e saj, por nuk kishte gjetur diçka që mund t’ia jepte. Për këtë arsye, ajo i kishte ofruar brekët e saj. “Jay-it do t’i pëlqejnë shumë ato”, kishte deklaruar gazetari.

Publikuar: 04.03.2011 | 03:50
Lexuar: 1154 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime