E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveritë në botë shpejtojnë në ndërmarrjen e masave për ta parandaluar pandeminë e gripit të derrave, por edhe histerinë globale, në kohën kur raste të kësaj sëmundjeje paraqiten prej Zelandës së Re e deri në Evropë
Gripi i derrave - Bota shpejton tė evitojė pandeminė dhe histerinė












Qeveritë në botë shpejtojnë në ndërmarrjen e masave për ta parandaluar pandeminë e gripit të derrave, por edhe histerinë globale, në kohën kur raste të kësaj sëmundjeje paraqiten prej Zelandës së Re e deri në Evropë.
Tani për tani nuk ka pandemi globale, vlerësojnë ekspertët. Nuk është e qartë se sa njerëz kanë llojin e ndryshueshëm të virusit të gripit të derrave dhe pse në të gjitha vendet, përveç Meksikos, ka raste më të lehta të të sëmurëve. Po ashtu, nuk është e qartë nëse virusi i ri është i nivelit të lartë infektues.
Ekspertët, megjithatë, paralajmërojnë se do të jetë vonë nëse për ndërmarrjen e masave mbrojtëse pritet të shpallet pandemi.
"Ne konsiderojmë se gripi do të vazhdojë të përhapet, por ndërmarrim aksione agresive me qëllim që të zvogëlohen efektet mbi personat e shëndoshë", lajmëroi Riçard Beser, drejtori i Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve nga Atlanta, institucioni kryesor epidemiologjik në SHBA.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Bujar Osmani lajmëroi të dielën se tani për tani nuk ka të dhëna se virusi i gripit të derrave është paraqitur edhe në Maqedoni.
Ai paralajmëroi se sot autoritetet do të shqyrtojnë mundësinë për ndalimin e importit të mishit të freskët të derrit në Maqedoni.
Meksiko, epiqendra e infektimit, lajmëroi mbrëmë vonë se numri i të vdekurve nga gripi i derrave është ngjitur në 103.
"Të dhënat e fundit me të cilat disponojmë janë për 1.614 raste, prej të cilave 103 kanë ndërruar jetë", lajmëroi ministri meksikan i Shëndetësisë, Hoze Anhel Kordoba.
Të gjitha tubimet publike në këtë vend janë anuluar, ndërsa janë mbyllur edhe tregjet, restorantet dhe kinematë. Nëpër rrugë dhe në transportin publik ka më pak njerëz, ndërsa disa mbajnë maska në fytyrë.
Banka Botërore i aprovoi hua Meksikos me vlerë prej 205 milionë dollarëve për luftimin e gripit të derrave, prej të cilëve 25 milionë dollarë do të dedikohen për furnizim emergjent të ilaçeve dhe teknikës medicinale për diagnostifikim.
Kanadaja konfirmoi për gjashtë raste të të sëmurëve nga gripi i derrave, duke përfshirë nxënës që festat e pranverës i kanë kaluar në Meksikë.
I ngjashëm është edhe rasti me tetë gjimnazistë të sëmurë nga Nju-Jorku, prej të cilëve një pjesë, po ashtu, para dy javësh kanë qenë për pushime në Meksikë.
Në SHBA të dielën në mbrëmje janë konfirmuar 20 raste të gripit të derrave, me ç`rast vetëm një i sëmurë është hospitalizuar.
Autoritetet amerikane shpallën situatë të krizës në shëndetësinë publike, por Shtëpia e Bardhë lajmëroi se "nuk është koha për panikë".
Spanja lajmëroi për tri raste të reja të të infektuarve nga gripi i derrave, me çka numri i përgjithshëm në këtë vend evropian u ngjit në gjashtë persona.
Vëmendja e qeverive botërore veçanërisht është orientuar drejt udhëtarëve. Kina, Rusia, Tajvani dhe Bolivia planifikojnë t`i vendosin në karantin udhëtarët që mbërrijnë nga rajonet e përfshira me gripin e derrave, nëse personat kanë simptome të tilla.
Italia, Polonia dhe Venecuela i këshilluan qytetarët e vet t`i anulojnë udhëtimet në pjesët e përfshira në Meksikë dhe SHBA. /Makfaks/

Publikuar: 27.04.2009 | 04:34
Lexuar: 860 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime