E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në komunën e Tetovës në prani të një numri shumë të madhë studentësh dhe të ftuarish, është mbajtur tribuna e organizuar nga komuna e Tetovës me temën “Vështrim rreth procesit të decentralizimit”. Temat që u shtjelluan në këtë tribunë, sqaruan të drejtat dhe obligimet e qytetareve me ligjin e ri te decentralizimit
Decentralizim apo centralizim modern?!

Në komunën e Tetovës në prani të një numri shumë të madhë studentësh dhe të ftuarish, është mbajtur tribuna e organizuar nga komuna e Tetovës me temën “Vështrim rreth procesit të decentralizimit”. Temat që u shtjelluan në këtë tribunë, sqaruan të drejtat dhe obligimet e qytetareve me ligjin e ri te decentralizimit.

Nga kompetentët e komunës së Tetovës, u shpreh një skepticizën shumë i madhë në lidhje më ligjin e ri për decentralizmin e pushtetit. Tribunën e hapi kryetari i komunës së Tetovës Murtezan Ismaili, i cili tha se organizmi i komunës dhe funksionimi efikas i sajë mvaret nga efikasiteti i ligjit për denectralizimin e komunës.

“Maqedoni bënë hapa të para në decentralizmin e pushtetit dhe lirishtë mund të thuhet se has në shumë pengesa si objektive ashtu dhe subjektive. Decentralizmi ka filluar që në vitin 1999, ku filluan të organizohen seminare dhe aktivitete ku kyqeshin të gjitha përvojat e shteteve Evropiane në procesin e decentralizimit”, deklaroi Nurtezan Ismaili në fjalën e tijë të hapjes së tribunës.

Krizat në Maqedoni kryetari i komunës së Tetovës i ka cilësuar si pengesë për zhvillimin e procesit të decentrealizmit.
Ramija Cara, udhëheqëse e sektorit për çështje juridike në komunën e Tetovës foli për “Kompetenca të pavarura apo formë tjetër e kufizimeve të tyre”, duke analizuar në mënyrë detale të gjitha ndryshim-plotësimet që kanë ndodhur në ligjin për pushtetin vendorë. Ajo ka sqaruar një nga një shumë mangësi në të gjithë ligjet që janë miratuar nga parlamenti i Maqedonisë.

Ramija Cara, sqaroi se ligji për mbrojtjen e fëmijve, ligji për arsimin, ligji për ambientin, ligji për urbanizimin dhe shumë ligje tjera kanë shumë kufizime dhe shumë mangësi që do të ndikojë negativishtë në funksionimin e pushtet vendorë. “Çdo e drejtë që del nga ligji për decenmtralizmin e pushtetit, ka nën ligje dhe nën nene, që e kufizojnë efikasitetin e ligjit”- deklaroi Cara.

Florije Miftari, udhëheqëse për finaca dhe buxhet pranë komunës së Tetovës, foli reth temës “decentralizimi fiskal apo forma e re e varshmërisë finaciare”. Ajo sqaroi se në përgjithësi ligji për finacimin e komunave është jo i përshtatshëm, pasi ka shumë kufizime dhe shumë mangësi që rëndojnë punën efikase të pushtetit vendorë. Ajo e ka quajtur ligjin për finacimin e komunave, gjegjësishtë decentralizimin fiskal, si një varshëmëri finaciare të komunave nga ky ligj.

Interesimi i studentëve dhe të pranishmëve ka qenë i madhë në këtë tribunë, ndërsa përfaqësuesit e komunës së Tetovës kanë premtuar se edhe në të ardhmen do të organizojnë tribuna të ngjashme.

HALIT AJDINI 2005

Publikuar: 13.10.2008 | 16:44
Lexuar: 1195 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime