E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç dihet tashmë, ky arrestim pati shkaktuar një periudhë të gjatë tensionimesh në mes të Zvicrës dhe Libisë. Kjo e fundit, madje, në shenjë hakmarrjeje, për afër dy vjet kishte mbajtur peng dy afaristë zviceranë.
Zvicra paguan shtrenjtė “fyerjen” e djalit tė Gadafit






Qeveria e Zvicrës i ka paguar Hanibal Gadafit, të birit të diktatorit të Libisë, 1.5 milionë franga. Ky ka qenë dënim i paguar për “fyerjen“ që i është shkaktuar atij kur gazeta zvicerane “Tribune de Genève” kishte botuar fotografitë policore të arrestimit të tij që kishte ndodhur në Gjenevë.

Siç dihet tashmë, ky arrestim pati shkaktuar një periudhë të gjatë tensionimesh në mes të Zvicrës dhe Libisë. Kjo e fundit, madje, në shenjë hakmarrjeje, për afër dy vjet kishte mbajtur peng dy afaristë zviceranë.

Me gjithë këtë, gazeta e përmendur kishte mbrojtur të drejtën e saj për të publikuar fotografitë dhe po ashtu nuk e kishte zbuluar personin nga policia e Gjenevës, i cili ia kishte dorëzuar fotografitë në fjalë.

Ndërkaq, Hannibal Gadafi e kishte paditur Zvicrën për shkak të fyerjes dhe kishte kërkuar para si dëmshpërblim.

Sipas asaj që zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Jashtme, Adrian Sollberger i ka deklaruar mbrëmë gazetës “Tribune de Geneve“, Qeveria e Zvicrës i ka paguar Hannibal Gadafit një shumë prej 1.5 milionë frangash.

Pagesën e ka bërë qeveria, pasi që ajo nuk besonte më se do të zbulonte fajtorin për nxjerrjen e fotografive të Gadafit junior nga policia e Gjenevës.

Sollberger ka thënë më tutje se ajo që synohej (duke bërë pagesën) ishte krijimi i një klime të mirëbesimit mes dy shteteve.

Hannibal Gadafit i ishin lënë të hollat në dispozicion të lirë, por ai ishte zotuar që ato t`i përdorte për qëllime humanitare.

Publikuar: 05.03.2011 | 11:50
Lexuar: 879 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime