Deklarata antishqiptare e konsullit grek në Korçë, lidhur me përkatësinë kombëtare të vllehve nuk ishte aq befasuese sa çmund të mendohet, ani se shumë banale. Që të mos shkojmë më larg se përpara një viti, le të kujtojmë paradën e një njësiti të marinsave grekë në Athinë, kur ndjenjat atdhetare të shqiptarëve u goditën rëndë nga ca djelmosha që i përkasin erës evropiane të Greqisë dhe që sduhet ti lidhte gjë me çmenduritë greke të megaliidesë për Vorio-Epirin.
Eden Babani
Sa herë ngritën tensionet politike në Shqipëri
Deklarata antishqiptare e konsullit grek në Korçë, lidhur me përkatësinë kombëtare të vllehve nuk ishte aq befasuese sa çmund të mendohet, ani se shumë banale. Që të mos shkojmë më larg se përpara një viti, le të kujtojmë paradën e një njësiti të marinsave grekë në Athinë, kur ndjenjat atdhetare të shqiptarëve u goditën rëndë nga ca djelmosha që i përkasin erës evropiane të Greqisë dhe që sduhet ti lidhte gjë me çmenduritë greke të megaliidesë për Vorio-Epirin. Asohere, acari i jetës politike në Shqipëri ishte tepër i ashpër. Ai do të kulmonte pas afro dy muajsh me të ashtuquajturën grevë e urisë përpara zyrës së Kryeministrit Berisha. Edhe atëherë, sikurse në 21 janarin e shkuar, u tentua të provokohej Kryeministri. Në ato ujëra të turbulluara nga një opozitë e papërgjegjshme, antishqiptare, megaliideja, me vesh ngritur, e zuri sinjalin antishqiptar dhe lëshoi llavën e vet vullkanike të urrejtjes. Ashtu edhe kësaj here.
4 shkurti, më hodhi më tej, te varret e tyre të humbura. Ato i kemi gjetur falë Polas, një çobankë (vllahe), e cila e kishte ndjekur që larg ekzekutimin e të katër burrave, e ruajti sekretin dhe ua tha grave të të ekzekutuarve, që ato tia thoshin brezit tonë dhe ne ti kërkonim, ti zhvarrosnim e tu jepnim një varr publik, në qershor të 1993-së. Pola nuk ishte greke. Ishte vllahe dhe, përveç shqipes, fliste vllahçe (rumanisht), një gjuhë që skishte lidhje aspak me greqishten, të vjetër a të re. Pola na vizitonte thuajse përditë kur familjen tonë e hoqën nga shtëpia dhe e degdisën në anën tjetër të Korçës, në lagjen e vllehve, në shtëpinë e atdhetarit Papa Llambro Ballamaçi. Edhe në familjen e Papa Llambros, flitej shqip, krahas gjuhës vllahe.
Nikolica, e reja e priftit atdhetar, më tregonte shpesh një fotografi ku shihej Papa Llambroja i vdekur, rrethuar prej shumë korçarësh: vllahë, të krishterë e myslimanë. E kanë vrarë andartët grekë, më shpjegonte Nikolica. Shih si ia kanë nxjerrë sytë, shihja plagët në fytyrë, shih sesi e kanë sakatuar, fliste me lot në sy, duke fërkuar fytyrën e të vjehrrit që sipër xhamit të fotografisë, varur në mur. Sa do të doja të ishte gjallë ndonjë nga ajo familje, Mariuara, e bija e Nikolicës, fjala vjen, ndonjë nip a mbesë, ta kishte atë fotografi dhe tia tregonte konsullit ultranacionalist të Greqisë. Çdo të thoshte, vallë, diplomati grek?
Por, edhe në mos qoftë ndonjë prej asaj familjeje të nderuar atdhetare, do të gjendet ndokush që ti vërtetojë kujtimet e mia dhe ta bëjë atë çka duhet bërë. Shtëpinë e Trajan Xhekës, moshatarit tim dhe futbollistit të shquar të Skënderbeut, një mur e ndante me shtëpinë e Papa Llambro Ballamaçit. Kurse shtëpia e Niko Shpirës, dënuar prej regjimit komunist si atdhetar, nuk ishte veç dy-treqind hapa më sipër, në drejtim të Shëndëllisë. Do të kisha shumë dëshirë ta lexonte këtë shkrim ndonjëra nga bijat e tij, Thoma, në qoftë gjallë, Vikta, a Stela. Jam i bindur se edhe ato e kanë parë atë foto, ashtu siç do ta kenë parë shumë e shumë shokë e shoqe të mia të lagjes, ku jetova nga viti 1948, deri më 1951. Një nismë e tillë atdhetare, publikimi i asaj fotoje me vlera historike, jo vetëm që do tia mbyste zërin diplomatit grek, por do të ishte edhe një dritëz për ata të gënjyer, të cilët shkojnë pas qerres antishqiptare të Opozitës së Bashkuar.
Si korçar, lindur dhe rritur në atë qytet të bekuar të kulturës dhe të tolerancës ndërfetare, deklarata e konsullit grek për varret e vllehve, përveçse më revoltoi me banalitetin e vet, më hodhi në ditët e fëmijërisë. Padashur, më feksi në tru edhe një dritëz për protestën e opozitës më 4 shkurt, në qytetin tim të lindjes. Rastësi apo gjetje djallëzore? Më 4 shkurt të vitit 1948, regjimi komunist ekzekutoi gjyshin tim, Mehmet Babanin, jurist i njohur dhe autoritar në gjithë krahinën, të kushëririn, Nafiz Meron (Babani), oficer që organizoi mbrojtjen e Sarandës më 7 prill 1939, Fadil Garon, tregtar dhe krushk i Mehmetit, dhe pogradecarin Nexhip Lamçe, investitor.