E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ali Ahmeti, komandanti suprem i UÇK-së në Maqedoni dhe lideri historik i partisë së dalë nga lufta, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
ALI AHMETI, njeriu i kthesave tė mėdha(Dokumentar I,  II dhe III)
Ja kush është Ali Ahmeti

Ali Ahmeti lindi më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës, Republika e Maqedonisë.

Angazhimi politik i tij ka filluar qysh në shkollë të mesme, kur arriti që me sukses të vendoste përdorimin e gjuhës shqipe në gjimnazin e tij në Kërçovë. Në vitin 1979 Ahmeti fillon studimet në Fakultetin filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në vitin 1983.

Gjatë viteve 1981 dhe 1983 ai bëhet njëri nga bartësit e lëvizjes studentore qëllimi i së cilës ka qenë përmirësimi i statusit politik të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni dhe ka ndihmuar në organizimin e protestave studentore në Prishtinë, aktivitet i cili kulminoi me arrestimin dhe dënimin në një vit burg për bindje politike.

Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtrirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë. Në vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve të ndryshme.

Në vitet 1988/89 ai është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve të cilat për herë të parë më seriozisht e sfiduan regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.

Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës.

Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë speciale në sektorin ushtarak.

Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2001 Ali Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Pas Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.

Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2002, Bashkimi Demokratik për Integrim e fitoi besimin e shumicës dërmuese të elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë.

Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim hyri në koalicionin qeveritar.

Publikuar: 05.03.2011 | 18:06
Lexuar: 2852 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
florent (06/03/2011 22:57:46) shum i mir aa numer 1
beni (07/03/2011 00:34:37) legjend e gjal nuk ban nena ma ksi njeri
shaqet vejseli (22/03/2011 17:23:07) Eshte kenaqesije e madhe te kesh ket idol te gjalle nga Kercova dhe ne Kercovaret jemi krenar qe e kemi kete patriot te madh nga ky vend i lindur ne f.Zajaz te Kercoves qe i dha nje kethes te madhe historise shekullore,te gjith shqiptareve mbrenda dhe jasht Shqiperise Londineze te viteve '12-'20.Inshalla kjo enderr shekullore e lidhjes se Prizerenit 1878 behet realitet per gjeneratate ardheshme qe gjith shqipetaret te jene ne nje shtet te perbashket dhe te ribashkohen trojet e Shqipetarvet te coptuara ne vende te ndryshme te shtetetve ballkanike.Rroft Rebashkimi i trojeve tona.(Uneted Albanian Stetes).
FATMIRI (22/03/2011 19:35:18) Duke e pare kete dokumentare u mmbushen syte me lote,nga mallengjimi po ashtu dhe nga gezimi,jam krenar,jo vetem une por qe te gjithe duhet te krenarohemi me kesi figurash patriotikehd e politike,kam respekt.
Fatmir imeri (23/03/2011 16:11:11) Krenaria na takon neve si bashkvendas te z.Ali Ahmetit,sepse realiteti eshte ky qe shihet ketu.Ndersa meritat guximi dhe sakrifica i takon liderite te gjithe shqiptarve,njeriut te kethesava shum te medha ne vendin tone,e ai eshte z.Ali Ahemti,gjithashtu mos harrojm edhe bashkeveprimtaret e liderit ton sepse ishen ne gjdo koh dhe vend sa here qe ishte nevoja.JE MERITOR.Krenohemi kur ta themi emrin.Je shembull per ne.
almir (14/06/2011 03:59:20) Njeriiu qe nuk e lind nena me Legjendari Ali Ahmetii jemii krenar per ty

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime