E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të vizitës në këtë qytet, delegacioni i USHT-së, i kryesuar nga Rektori, Prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku, Senatori Doc. dr. Vullnet Ameti dhe Shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Valdrina Fetai, fillimisht u prit nga kryetari i Bashkisë së Peshkopi, z. Ilir Krosi.
Njė  delegacion i USHT-sė realizoi njė  vizitė me karakter pune nė  Peshkopi dhe filialin e Universitetit









Një delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës, i udhëhequr nga Rektori, Prof. dr. Agron Reka, realizoi një vizitë me karakter pune në Bashkinë e qytetit të Peshkopisë, dhe në filialin e studimeve të Universitetit ,,Aleksandër Moisiu” i Durrësit.

Në kuadër të vizitës në këtë qytet, delegacioni i USHT-së, i kryesuar nga Rektori, Prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku, Senatori Doc. dr. Vullnet Ameti dhe Shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Valdrina Fetai, fillimisht u prit nga kryetari i Bashkisë së Peshkopi, z. Ilir Krosi.

Z. Ilir Krosi, drejtuesit e USHT-së, mes tjerash i njohu me historikun e qytetit të Peshkopisë. “Bashkia e qytetit tonë në kontinuitet kujdeset për përmirësimin e kushteve të qytetarëve, si në fushën e infrastrukturës, arsimit, kulturës, sportit, në shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mjaft projekte të tjera që drejtpërdrejtë shkojnë në interes të banorëve të qytetit të Peshkopisë”, tha kryetari Ilir Krosi.
Një  delegacion i USHT-së realizoi një  vizitë me karakter pune në  Peshkopi dhe filialin e Universitetit Aleksandër Moisiu

“Udhëheqësia e Universitetit tonë i kushton vëmendje të posaçme ndërkombëtarizimit të institucionit tonë dhe në këtë drejtim marrëdhëniet ndëruniversitare dhe bashkëpunimi vëllazëror me universitetet nga Republika e Shqipërisë për ne mbeten prioritet i prioriteteve”, theksoi me këtë rast Rektori i USHT-së Prof. dr. Agron Reka, i cili njëherësh zhvilloi një takim pune edhe me z. Hajredin Xhaferin, udhëheqës i filialit të studimeve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili e zhvillon veprimtarinë akademike në qytetin e Peshkopisë.

Në margjina të takimit u bisedua për fillimin e implementimin e pikave të marrëveshjes për bashkëpunim, që USHT vitin e kaluar e nënshkroi me Universitetin "Aleksandër Moisiu”, në Durrës.
Një  delegacion i USHT-së realizoi një  vizitë me karakter pune në  Peshkopi dhe filialin e Universitetit Aleksandër Moisiu

Marrëveshjet e nënshkruara në mes dy universiteteve parashikojnë këmbimin e studentëve, stafit akademik, realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe programeve mësimore të lëndëve të përfshira në program, shkëmbimin e literaturës profesionale dhe të specializuar, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, etj.

Në përfundim të takimeve, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për intensifikimin dhe pasurimin me forma të reja të bashkëpunimit në mes dy institucioneve të arsimit sipëror.

Publikuar: 05.03.2011 | 11:29
Lexuar: 697 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime