Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për dominim dhe njësitë e tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar saktësinë e lajmit. Ndërkohë policia ka thënë se alarmi kishte qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.
Alarmi për bombë në shtëpinë e Presidentit rezultoi i rremë. Policia e Kosovës kishte marrë sot një thirrje anonime se gjoja ishte vendosur një bombë në shtëpinë e presidentit, Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës.
Lajmin, sipas RTK-së e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte pranuar një informatë se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.
Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për dominim dhe njësitë e tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar saktësinë e lajmit. Ndërkohë policia ka thënë se alarmi kishte qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.
Presidenti Pacolli sot vizitoi Komandën e FSK-së dhe parakaloi para Togut të nderit, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të kësaj force dhe foli në ceremoninë e Epopesë së UÇK-së.
Zgjedhja e Pacollit president të Kosovës është kontestuar nga forcat opozitare dhe veteranët e luftës së UÇK-së.