E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ministria e Arsimit gjegjësisht inspektorati shtetërorë i arsimit ka ndërmarrë të gjitha masat në bazë të ligjit duke konstatuar shkelje të ligjit rreth largimit të të punësuarve dhe emërimit të drejtorit, ku ka përcjellë edhe vendim për përmirësimin e atyre parregullsive të konstatuara.
Drejtoria e SH.F. ‘Pėrparimi’, do tė pėrballet me gjyqin








Për shkak të largimit nga puna të tri arsimtareve nga shkolla fillore ‘Përparimi’ të Reçicës së Madhe, ndaj drejtorit të shkollës është ngritur padi penale.

Sipas zëvendësministres së Arsimit Lindita Qazimi, procesi i largimit të arsimtareve ka qenë jo i drejtë dhe për këtë shkelje të ligjit për arsim do të merret gjyqi.

“Ministria e Arsimit gjegjësisht inspektorati shtetërorë i arsimit ka ndërmarrë të gjitha masat në bazë të ligjit duke konstatuar shkelje të ligjit rreth largimit të të punësuarve dhe emërimit të drejtorit, ku ka përcjellë edhe vendim për përmirësimin e atyre parregullsive të konstatuara.

Mirëpo i njëjti vendim në afat ligjor-kohor nuk është respektuar dhe inspektorati shtetëror i arsimit është detyruar të ngrejë padi penale ndaj shkollës dhe drejtorisë”, deklaroi Lindita Qazimi, zv/ ministre e arsimit dhe shkencës.

Ndërkohë, arsimtaret e larguara vazhdojnë të jenë edhe më tej jashtë vendeve të tyre të punës, duke pritur epilogun gjyqësorë.
“Pas katër vite e gjysmë marrëdhënie pune, normal që është e padrejtë në atë mënyrë të largohemi nga puna. Shpresojmë që do merren masa ndaj kësaj padrejtësie nga ana e Ministrisë dhe kërkojmë nga to që të përshpejtohet ky rast që ne sa më shpejtë të kthehemi në vendet tona të punës, sepse na takon që të jemi atje si mësuese të nxënësve tonë”, u shpreh Mimoza Veliu, arsimtare

“Jo ende nuk jemi të kthyera në punë. Procedura varet nga Ministria e Arsimit dhe gjyqi, derisa drejtori s’na ka thirr ende të kthehemi në punë. Kërkojmë që të përshpejtohet procedura që të na kthejnë më shpejtë në punë”, tha Hyrije Farizi, arsimtare.

Drejtori i Shkollës Fillore ‘Përparimi’, sot ka refuzuar që të deklarohet para kamerave, duke premtuar se një gjë të tillë do ta bëjë të hënën. Zëvendësministrja e Arsimit ka kërkuar nga krerët e komunave që decentralizimin në arsim mos ta përdorin vetëm për largime nga puna dhe emërime të drejtorëve, por ta ndihmojnë me korrektësi zhvillimin e arsimit. Bashkim Sulejmani

Publikuar: 05.03.2011 | 20:40
Lexuar: 644 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime