Ç'do të thotë të jesh një femër seksi? Një femër e adhuruar... Një femër që do dhe të duan... Ka arritur të bëjë realitet ëndrrën për tu bërë modele, miss, këngëtare, aktore dhe guxon për më tepër. Është kjo: Drenusha Latifi. Në karakterin e saj ndërthuren mjaft bukur edhe ironia dhe sensualiteti. Ka kurajën për tu përballur me jetën duke mos i bërë përshtypje mendimi i të tjerëve.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Foto: Arton Humolli
Drenusha Latifi është modelja e parë kosovare që në vitin 1999 përfaqësoi Kosovën në New York (SHBA), nga fotografi Fadil Berisha. Më 2002 zgjedhet Miss Kosova, po këtë vit në Miss Tourism of the World merr çmimin Miss Face on the Net. Hyn në Top 10-she në Miss Tourism International 2002 në Kuala Lampur (Malajzi). Pjesëmarrëse në Miss Europa Junior më 2002. Top 5 Finaliste në Miss Albania 2003. Me 5 klipet e saj të suksesshme, është bërë një këngëtare e adhuruar për publikun. Ky adhurim ka ardhur edhe falë ekstravagancës së saj dhe pamjes së mjaftë joshëse. Me ecurinë e çuditshme në fushën e muzikës ajo po i çudit konkurrentët e saj me surprizat që i servir adhuruesve të muzikës. Sfidon veten edhe në filmin Rekrutimi të Bleri Gjocit. Dhe ne këtë moment që ne po flasim, është në biseda për një film tjetër... të shohim se si do të shkojë.
Nuk jam e bukur por u pëlqej meshkujve: nuk më pëlqen joshja e shtirur, përpiqem të josh me ironi,- rrëfen Drenusha. Kur bëhet fjalë për joshjen ajo shprehet: Është më e thjeshtë të shfaqësh trupin, por jo shpirtin. Por këngëtarja shprehet e hapur edhe ndaj zhgënjimit dhe vjen me një intervistë për telegrafin tonë pa dorëza, duke ndarë edhe ndjesitë më të brishta me ne.
Drenusha, si po i kaloni këto ditë?
Këto ditë, mund të them se ka qenë një periudhë e ngjeshur, për sa i takon udhëtimeve jashtë dhe përgatitjeve për klipin e ri e kështu me radhë. Duke qenë se fundjavat janë të zëna me aktivitete, unë zgjedh fillimin javës për të pushuar. Megjithatë dua të theksoj se pushimet janë tepër të rëndësishme, pasi çdokush ka nevojë për pak çlodhje, ku mbushesh me energji të reja, qëndron larg rutinës së përditshme dhe në të njëjtën kohë të vijnë dhe ide të reja.
Shoh se ke mjaft fotografi, është pasion apo hobi?
Fotografitë i kam fiksim, është pasioni i im dhe nuk ka ditë që të mos fotografohem, nuk ri dot pa to. Unë jam fotomodelja e parë kosovare e ftuar nga Fadil Berisha.
Po kënga ku futet?
Në fakt, dëshira ime e vërtetë është që të merrem me sfilata, por e shoh se është e pamundur për tu ushtruar këtu, nuk ka treg. Më pas thashë të provoja njëherë këngën, mbase nëpërmjet këngës do të gjeja atë që më pëlqen mua. Kushdo që e ka parë kripet Te ajo, Ska, etj., më ka komplimentuar. Është një hap më shumë për mua, nga ana profesionale. Përfshihet në një prej synimeve të mia të momentit dhe ja ku e kam realizuar. Janë klipe bashkëkohore, me një stil shumë urban.
Mendon se e gjete atë që ëndërroje?
Kjo eksperiencë më pëlqeu shumë.
Do ta vazhdosh edhe më pas këngën?
Po, madje unë jam gati për të nxjerrë albumin tim të parë.
A të duket e vështirë kjo iniciativë e re?
Aaa... jo. Si fillim e pata pak të vështirë, por tani jo.
Këngët që keni kënduar, kanë qenë të gjitha të natyrës suaj?
Sigurisht, në të kundërt nuk do ti kisha kënduar për asnjë arsye në botë.
Duke u nisur nga pamja që ke, mendon se patjetër të lodhin djemtë?
Unë gjithnjë dal me makinë dhe djemtë nuk e kanë këtë mundësi, në këmbë është e pamundur të më shohin. Për këtë arsye e lë makinën tek shkallët e lokaleve apo dyqanit ku unë shkoj.
Nuk ke pasur bezdisje prej tyre?
Jo, bezdisje jo, por thjesht komplimente.
Nuk ka pasur ndonjë djalë të marrosur pas teje?
Nuk e di. (qesh)
A e konsideron fat pamjen tënde, apo do të më thuash sloganin që përdorin të tëra miss-et, mençuria është vlera më e madhe?
Është e vërtetë që ndihmon shumë pamja e bukur.
Po ti vetë, e ke përdorur këtë shprehje?
Jo, nuk e kam thënë, madje të jesh e bukur është shumë fat, sepse gjithandej i ke rrugët e hapura.
Përdor veshje shumë provokuese, nuk të sjell shqetësim ky stil?
Jo, përkundrazi, kështu më pëlqen. Më pëlqen shumë ndërthurja e sportives me ekstravaganten. Por në fakt nuk kam shumë ngacmime nga djemtë, ndoshta nuk u bëj përshtypje.(qesh)
Cili është stili juaj i jetës?
Stili im i jetës është interesant dhe emocional, sepse shumë e re kam bërë hapin e parë në botën e modës dhe të modelimit, andaj ajo është botë e cila sjell mjaft adrenalinë.
Çfarë mendon... çka mendon se ke ti e të tjera nuk kanë?
Mençurinë, para së gjithash...
Je 25 vjeçe, relativisht e pjekur, e bukur, me para, mos më thuaj se nuk je e dashuruar?
Jo, nuk jam.
Ke tip të caktuar bandilli, çka pret nga personi i dashur?
Nuk kam, ndërkaq nga personi i dashur pres dashuri të sinqertë dhe të pakusht.
Je nga ato vajzat që zgjedhin apo nga ato që presin të jenë të zgjedhura?
Qe zgjedhin.
Çfarë është statusi yt emocional?
Hiçfare.
Si e përfytyron djalin e ëndrrave?
Duhet patjetër të jetë i interesant dhe i veçantë, i sinqertë, i kujdesshëm, gazmor, i fuqishëm dhe i butë, të më kuptojë në çdo çast dhe, gjithsesi, të posedojë energji e cila mua më bën të ndihem mirë. Duhet të jetë stabil, të ketë vetëdije reale për veten dhe për botën dhe të jetë i vetëdijshëm që çdo ditë duhet të më bëjë për vete.
A është e vështirë të gjesh një djalë me të tilla cilësi?
Po është, sepse tani ka ardhur një kohë tjetër, si për femrat por edhe për meshkujt. Janë të pavendosur.
Cila është pika që ti nuk toleron dhe ai të përshtatet?
Ha ha ha, të mos ma dredh bishtin, të mos ketë gënjeshtra.
Ti je një femër ideale për një mashkull?
Po jam.
E ke vlerën që i kërkon djalit tënd, nuk je bisht-dredhur?
Jo, nuk jam (Qesh).