Të kënaqur nga biseda me ministrin Bujar Osmani, mjekët vlerësuan se vetëm me dialog konstruktiv mund të tejkalohen problemet eventuale dhe shëndetësia e Maedonisë të lëviz drejt asaj evropiane.
- Participimi për mjekët amë prej këtij muaji do të rritet për pesë denarë dhe në vend se 45, përsëri do të jetë 50 denarë për një pacient, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani pas takimit punues me Shoqatën e mjekëve privatë të Republikës së Maqedonisë.
"Vlerësimi është se për mjekët amë kjo do të thotë rritje mes 10.000 deri 15.000 denar në muaj", deklaroi Osmani.
Të kënaqur nga biseda me ministrin Bujar Osmani, mjekët vlerësuan se vetëm me dialog konstruktiv mund të tejkalohen problemet eventuale dhe shëndetësia e Maedonisë të lëviz drejt asaj evropiane.