E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zhytësja Tonia Couch, që është nga Plymouthi, ka pranuar se i dashuri i saj nuk e pëlqeu shumë këtë ide. "Kur i thashë se çfarë do të bëjmë, ai më tha: 'Çfarë? Nudo?', tregon Couch.
Pozojnė nudo pėr tė mbledhur para pėr Olimpiadėn 2012








Dymbëdhjetë sportiste britanike të notit, zhytjeve në ujë, vaterpolos dhe notit të sinkronizuar, kanë pozuar nudo për të mbledhur para për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2012, që mbahen në Londër, shkruan "Daily Mail" të shtunën. Shpresat olimpike pozuan nudo nën ujë.

Zhytësja Tonia Couch, që është nga Plymouthi, ka pranuar se i dashuri i saj nuk e pëlqeu shumë këtë ide. "Kur i thashë se çfarë do të bëjmë, ai më tha: 'Çfarë? Nudo?', tregon Couch.

Notuesja 21-vjeçare Stace Tadd, që garon në disiplinën 200 metra bretkosë, ka marrë me vete nënën si mbështetje morale gjatë pozimit.
Ndërsa, vaterpolistja Lisa Gibson më shumë ishte në tension për atë sesi do të marrë frymë sesa për pozim lakuriq.

"Unë nuk isha nervoz që do të jem lakuriq para kamerës. Por isha e brengosur se si do të marrë frymë dhe të buzëqesh nën ujë në të njëjtën kohë", ka thënë 21-vjeçarja.

Në foto u paraqit edhe paraolimpistja Stephanie Millward.
Dy zhytës qëndruan nën ujë në gatishmëri me maska oksigjeni për të ndihmuar vajzat në këtë seancë.

Çdo vajzë u desh të fotografohej individualisht, pasi do të ishte kaotike të dilnin në foto të gjitha përnjëherë.

Kjo seancë është bërë për të mbështetur ëndrrën olimpike të vajzave, ndërsa u sponsorizua nga lotaria nacionale.

Lotaria është duke mbështetur më shumë se 1200 atletë për Olimpiadën 2012, si dhe po kontribuon në ndërtimin e arenave për Olimpiadë.

Publikuar: 06.03.2011 | 15:59
Lexuar: 619 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime