E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli i Komunës së Gostivarit, në sallën e madhe sot (22 prill) mbajti seancën solemne konstituive. Të pranishëm në këtë seancë ishin përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Maqedoni, organizatave joqeveritare, deputetë të Kuvendit të Republikës, përfaqësues të partive politike, të bashkësive fetare si dhe të mediumeve.
Konstituohet Kėshilli i Komunės sė Gostivarit








Dr.Fadil Zendeli zgjidhet Kryetar i Këshillit


Këshilli i Komunës së Gostivarit, në sallën e madhe sot (22 prill) mbajti seancën solemne konstituive. Të pranishëm në këtë seancë ishin përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Maqedoni, organizatave joqeveritare, deputetë të Kuvendit të Republikës, përfaqësues të partive politike, të bashkësive fetare si dhe të mediumeve.
Komisioni për çështje çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime verifikoi mandatin e 31 këshilltarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale të 22 prillit.

Seancën konstituive e hapi kryetari i deritanishëm i Këshillit Muhamer Sadiku, kurse më pas seancën e udhëhoqi këshilltari më i vjetër Aleksandër Veljanovski.

Kryetar i ri Këshillit të Komunës së Gostivarit, u zgjodh Dr. Fadil Zendeli ( kandidat nga iniciativa qytetare A.A), për të cilin votuan 16 këshilltarë, kurse 14 ishin kundër.

“I falënderohem anëtarëve të Këshillit të Komunës së Gostivarit për besimin që ma dhanë sot, u falënderohem edhe atyre që më votuan por edhe atyre që votuan kundër meje, sepse kjo është pjesë e demokracisë, u falënderohem kundërkandidatëve të mi të cilët dhanë një kontribut në zgjedhjen demokratike të kryesuesit të këshillit të Komunës së Gostivarit. Këshilli i ardhshëm i Komunës së Gostivarit do të jetë një institucion i hapur, do të bashkëpunojmë me të gjitha grupacionet politike në funksion të realizimit të objektivave të cilat i ka përcaktuar këshilli i Komunës së Gostivarit dhe këtë do ta dëshmojmë me punën tonë”, tha pas zgjedhjes kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Dr.Fadil Zendeli.


Seanca konstituive


“Ju garantoj nga pozicioni im si kryetar komune, se tretmani dhe qasja ndaj të gjitha grupeve të këshilltarëve do jetë e drejtë dhe korrekte dhe ju ftoj në një bashkëpunim të kësaj detyre. Përndryshe ju jap edhe një mesazh tjetër se unë kam përgjegjësinë ndaj 20 mijë votuesve të cilët më votuan në mënyrë demokratike dhe unë nuk do të lejoj që ky vullnet demokratik i qytetarëve të Gostivarit t’u nënshtrohet konjukturave të ndryshme politike”, u shpreh kryetari i ri i Komunës së Gostivarit Dr.Rufi Osmani.

Në vazhdim të seancës u bë zgjedhja e komisionit për kurorëzime dhe komisionit për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive.
Këshilli i Komunës së Gostivarit numëron gjithsej 31 këshilltarë, numër më të madh këshilltarësh do të ketë iniciativa qytetare A.A 12 këshilltarë, BDI-ja 7, VMRO-DPMNE 4, LSDM 3, PDT 2, dhe nga 1 këshilltar do të kenë PDSH, LBT dhe PRSD.
Për të pranishmit në këtë seancë konstitutive, në sallën e vogël Kryetari i Komunës Dr. Osmani shtroi një koktej rasti.


Publikuar: 28.04.2009 | 01:38
Lexuar: 934 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime