E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo zgjedhje eventuale e kryetarit të KSHZ-së, përfshirë kryetarin dhe anëtarin e Komisionit kuvendor për pastrimin e listëts zgjedhore, paralajmëroi Makraduli, në bazë të vlerësimeve të lira të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, dhe pa prezencën e LSDM-së, nuk do të ketë kurrfarë legjitimiteti.
LSDM-ja zgjedhjen pa opozitėn do ta vlerėsojė jolegjitime





Për LSDM-në mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira, korrekte dhe demokratike është prioritet, deklaroi sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Jani Makraduli, deputet dhe anëtar i këshillit ekzekutiv partiak.

Çdo zgjedhje eventuale e kryetarit të KSHZ-së, përfshirë kryetarin dhe anëtarin e Komisionit kuvendor për pastrimin e listëts zgjedhore, paralajmëroi Makraduli, në bazë të vlerësimeve të lira të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, dhe pa prezencën e LSDM-së, nuk do të ketë kurrfarë legjitimiteti.

"Në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme korrekte dhe demokratike, LSDM në afatin ligjor, pas marrjes së listës së kandidatëve, këshillit ekzekutues të partisë do të mbajë mbledhje dhe do ta japë propozimin për kryetar të KSHZ-së", tha Makraduli.

Ai njoftoi se LSDM-ja është e gatshme të delegojë përfaqësuesin e saj në komisionin kuvendor për pastrimin e listës zgjedhore, menjëherë pas plotësimit të kërkesave të tyre për fillimin e dialogut të vërtetë politik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme korrekte dhe demokratike.

"Edhe një herë para opinionit bëjmë paralajmërim se as Gruevski, as Veljanoski nuk kanë mandat, as të drejtë, të propozojnë dhe zgjedhin këdo në emër të LSDM-së", deklaroi Makraduli.

Publikuar: 07.03.2011 | 07:24
Lexuar: 260 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime