Përfaqësuesit e puntoreve te firmave tw falimentuara theksuan se deri kur do të zgjasin bllokadat varet nga vendimi i Kuvendit se kur do të debatojë për çështjen e tyre.
Garanci të forta për zgjidhjen e statusit të tyre kërkuan sot të falimentuarit në takimet në Kuvend, pas të cilave paralajmëruan vazhdim të bllokadave në Shkup.
Përfaqësuesit e puntoreve te firmave tw falimentuara theksuan se deri kur do të zgjasin bllokadat varet nga vendimi i Kuvendit se kur do të debatojë për çështjen e tyre.
"Ne edhe nesër vazhdojmë me bllokadat dhe do të presim se çfarë do të jetë epilogu nga seanca në Kuvend", deklaroi sonte kryetari i Shoqatës së punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuara Stojan Stojanov pas takimeve me kryetarin e Kuvendit Lubisha Georgievski dhe koordinuesit e grupeve parlamentare.
Sipas paralajmërimeve, koordinuesit e grupeve parlamentare të enjten paradite do të kenë takim me spikerin Georgievski pas të cilit do të dihet se kur do të vendoset në rend dite propozimligji për zgjidhjen e statusit të punëtoreve të ndërmarrjeve të falimentuara.
Propozimligj sot parashtroi LSDM-ja opozitare, ndërsa pritet që të njëjtën ta bëjë edhe PRSD-ja në pushtet.
Punëtorët e falimentuar sot se nëse propozimligji për zgjidhjen e statusit të tyre nuk vendoset në rend dite do ta bllokojnë Parlamentin.