Qëllimet e NALAS-it ku janë anëtarë 12 asociacione nga vendet e EJL-së janë përforcimi i decentralizimit në frymën e kartës evropiane për vetadministratë lokale dhe shkëmbim i imformatave dhe përvojave të legjislativave nacionale të autoriteteve lokale.
Në prani të qindra përfaqësuesve qeveritarë dhe atyre të Këshillit të Evropës (KE), si dhe të delegatëve të vendeve anëtare të Asociacionit dje në Shkup filloi, Kuvendi i parë i përgjithshëm i Rrjetit të asociacioneve të autoriteteve lokale nga Evropa Juglindore (NALAS).
Andrej Petrov, kryetari I Bashkësive të Njësive të Vetëadministrimt Lokal, këtë takim e quajti si një hap më afër Evropës.
"Kjo që sot është duke ndodhur është mirë dhe më shumë se mirë dhe do të reflektohet tek tendencat tona për hyrje në BE dhe në atë që paraqesin situatën tonë në procesin e decentralizimit", deklaroi Andrej Petrov.
Sipas tij, vitin e ardhshëm është kontraktuar të mbahet konferencë në nivel ministror, gjegjësisht me ministra të vetadministratës lokale nga këto vende këtu në Shkup me qëllim që pushteti lokal dhe qendror t`i shkëmbejnë përvojat.
"Qëllimi është që me kontrapartnerët tanë të merremi vesh bashkërisht", shtoi Petrovi.
Në seancën janë të pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski, zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, kryetari i CLRAE-së Xhovani di Statsi, ish-kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetadministratës Lokale në Maqedoni (BNJVL) Goran Angellov, etj.
Qëllimet e NALAS-it ku janë anëtarë 12 asociacione nga vendet e EJL-së janë përforcimi i decentralizimit në frymën e kartës evropiane për vetadministratë lokale dhe shkëmbim i imformatave dhe përvojave të legjislativave nacionale të autoriteteve lokale.
Në seancën e sotme konstitutive do të zgjedhen organet ekzekutive, me çka NALAS-i edhe zyrtarisht do ta fitojë statusin e organizatës formale. (H.A.)2005