Komiteti i parë i përbashkët monitorues i Programit për bashkëpunim tejëkufitar me Greqinë i financuar përmes instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA) të Bashkimit Evropian do të mbahet nesër në Selanik.
Komiteti i parë i përbashkët monitorues i Programit për bashkëpunim tejëkufitar me Greqinë i financuar përmes instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA) të Bashkimit Evropian do të mbahet nesër në Selanik.
Siç kumtoi sot Zyra e Komisionit Evropian në Shkup, mbledhja paraqet hap të parë në implementimin e këtij programi. Në rend dite është konfirmimi i punëve të para praktike për zbatimin e programit.
Komiteti është i përbërë nga përfaqësues të dy qeverive, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar. Nga Maqedonia me komitetin do të bashkëkryesojë zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Faruk Feratovski.
Programi do të përmbajë projekte në rajonet kufitare të dy vendeve. Në Maqedoni këto janë rajonet e Pellagonisë, përgjatë lumit Vardar dhe pjesës juglindore dhe jugperëndimore të vendit. Projektet duhet të zhvillohen ose zbatohet së bashku nga ana e partneritetit të dy palëve të kufirit.
Qëllimi kryesor i këtij programi është përforcimi i bashkëpunimit në rajonet kufitare me promovim të zhvillimit të qëndrueshëm lokal. Projektet që do të financohen kanë të bëjnë me stimulim të bashkëpunimit mes aktorëve dhe aksionarëve ekonomikë përmes kalimeve të përbashkëta për promovim të sipërmarrjes, zhvillimit dhe resurseve njerëzore, zhvillim i turizmit të qëndrueshëm dhe i mbrojtjes së shëndetit publik. Programi gjithashtu do t'i kushtohet edhe nxitjes së dy palëve për mbrojtje dhe promovim të mjedisit jetësor dhe potencialit natyror dhe kulturor.
Për Maqedoninë në tre vitet e para të realizimit të këtij projekti parashihet buxhet prej 3.592.269 eurove, ndërsa për palën greke 5.543.466 euro.