Baca Mehmet Gega, pas hapjes së Universitetit të Tetovës në 1944-1995, gati për çdo ditë qëndronte në ambientet e Universitetit në Reçicë të Vogël, te Monopoli dhe në objektet e lokalet për rreth. Edhe unë personalisht kamë pasur fatin ta njoh e të bashkëbisedoi me këtë personalitet, të pimë kafe e të këmbejmë mendime.
Prof. Dr. Nebi Dervishi
Viti 2011 bashkon në një të vetme dy skajet e jetës së tij: 90- vjetorin Jubilar të lindjes dhe 5 vjetorin e vdekjes së Mehmetriza Ejup Murtezani Gega, i cili tërë jetën me përkushtim ia fali Shqipërisë dhe flamurit Kombëtar.
Mehmetriza E. Murtezani Gega lindi më, 23 nëntor 1921 në lagjen e Sahatit në qytetin e Tetovës, në një familje të thjeshtë zejtare me tradita kombëtare. Shkollimin fillore e bëri në vendlindje, ku edhe do të vazhdojë shkollën e mesme zejtare në vitet e sundimit të mbretërisë jugosllave. Që në vitet e rinisë së hershme, Mehmet Gega njohu drejtpërdrejtë padrejtësitë dhe terrorin sistematik që ushtronin falangat e xhandarmërisë jugosllave në trojet lindore shqiptare, të cilat Evropa plakë në vitin 1913 ia dhuroi në Londër, Serbisë.
Si i ri, Baca Mehmet shquhej për zgjuarsinë, gatishmërinë dhe guximin që kishte, për ti kundërvënë dhunës dhe gjenocidit që ushtronte ndaj shqiptarëve administrate serbomadhe e Karagjorgjeviqëve. Për këtë arsye edhe u arrestua për herë të parë në vitin 1939 derisa punonte në farkëtarinë, që ishte zeje tradicionale familjare.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në veçanti gjatë viteve 1941-1944 në takimet me mësuesit pishtarë të ardhur nga Shqipëria londineze, të cilët kishin ardhur për të hapur shkollat e para në gjuhën shqipe, u brumos edhe më shumë me ide kombëtare të rilindasve tanë, të cilave ide u qëndroi besnik deri në frymën e fundit, më 14 mars 2006, (Ditën e Verës).
Pas vitit 1945 Mehmetriza Gega emërohet mësues në disa fshatra të rajonit të Tetovës, si në Nerasht, Novo Sellën II e Grupçin.
Ndryshimi i sistemit monarkik serbosllav në atë sllavo-komunistë pas vitit 1945, nuk ndryshoi asgjë, por përkundrazi në emër të ashtuquajturës vëllazërim-bashkim, thelloi edhe më shumë dhunën për dëbimin e shqiptarëve nga vatrat shekullore për në Anadolli. Kësaj politike gjenocidale, Mehmet Gega iu kundërvu me tërë forcat e tija intelektuale e njerëzore; Lëvizi nga një qytet në tjetrin, në Prizren, Mitrovicë, Prishtinë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Dibër, Preshevë, etj., për ti trimëruar shqiptarët dhe për ti bindur që të mos i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore, duke përgatitur e shpërndarë afishe me përmbajtje: MOS SHKONI NË TURQI, VENDI YNË ËSHTË KËSHTU, KËTU DO TË GJEJMË LININË
, etj. Pra, mësuesit ishin ato që penguan këtë proces të projektuar në kuzhinat më të errëta të pushtetit, ndaj edhe vazhdimisht ishin të përndjekur.
Sistemi i egër komunist nuk lejonte veprime legale. Ndonëse aktiviteti i atdhetarit dhe mësuesit Mehmetriza Gega zhvillohej në konspiracion të plotë, megjithatë UDB-ja arriti që ta zbulojë. Dhe pikërisht në qytetin e Shkupit, pasi kishte shpërndarë afishe nëpër vende të ndryshme, në një hanë të këtij qyteti, falangat e arrestuara dhe në maj të vitit 1955 e dënojnë me 10 vjet burg të rëndë.
Edhe pas vuajtjes së dënimit, dhe vitet e 60 të shek. XX, pozita e shqiptarëve nuk kishte ndryshuar fare dhe Mehmetriza Gega pas daljes nga burgu u shndërrua në idhull i rinisë shqiptare, si simbol i qëndresës, sepse kudo që lëvizte me shokë propagandonin idetë për avancimin e të drejtave kombëtare në trojet e vatrat e tyre lindore.
Klima politike e krijuar në Kosovë nga lëvizja studentore dhe aktiviteti i ngjeshur I Bacës Mehmet në Tetovë, Shkupë, Ohër, Dibër, Manastir, etj., gjeti edhe në këto hapësira përkrahje të parezervë për një lëvizje mbarë kombëtare që kulmoi me demonstrata t e lavdishme të 22-23 dhjetorit 1968 në Tetovë. Mehmetriza Gega u akuzua si organizatorë dhe mori dënimin maksimal si udhëheqës i grupit, 10 vjet burg të rëndë, prej të cilave, shtatë (7) vjet i vuajti në burgun famëkeq të Idrizovës. Bashkëvuajtësit shqiptarë në këtë burg, pa përjashtim, evokojnë kujtime për Bacën Mehmet, figurë emblematike e qëndresës, e sidomos për qëndrimin burrëror e kombëtar.

Për të hedhur dritë mbi figurën e personalitetin e Bacës Mehmet dhe për të kompletuar portretin e madhështinë e kësaj figure komplekse, kamë biseduar me më shumë bashkëvuajtës të kazamateve jugosllave, të cilët e kanë njohur fizikisht dhe shpirtërisht, si: Shefit Iljazi, Fafet Halili, Faik e Xhemil Mustafa, Sejdin Lloga, Kadri Pollozhani, Shpëtim Pollozhani, Fadij Bajrami, e sidomos, bisedën më të gjatë e pata me z. Irfan Vllashi nga Struga, i cili në mes tjerash tha:
i vogël dhe i mjerë është ai popull që i shkel dhe i le në harresë figurat e mëdha kombëtare. Në plejadën e këtyre personaliteteve kombëtare pa dyshim është edhe Baca Mehmet Gega, për figurën e të cilit, unë personalisht e kamë krenari të evokojë moment të ditëve të burgut, por edhe pas kësaj, ndërsa ju e keni privilegj të shkruani për Bacën e Mehmet e të kujtojmë veprimtarinë atdhetare, të njërit nga personalitetet më të vendosur të rezistencës shqiptare në vitet e njëmendësisë sllavo-komuniste.
Me Bacën Mehmet Gega, për disa vjet punuam bashkë në Idrizovë. Te ky njeri u thjeshtë e kompleks, nuk di se çfarë të theksojë më parë: vendosmërinë, guximin, trimërinë, sinqeritetin, modestinë
Ai na dhuronte shpresën tu qëndronim dhe ti përballnim të gjitha sfidat e kohës, në ditët e vitet e burgut, sepse ishte simbol i rezistencës, sakrificës sublime, nacionaliste I pashoq në anët tona. Bisedonim gjatë për pozitën e popullit shqiptar në trevat tona lindore. Ishte optimist. çdo herë, bisedën e niste dhe e përfundonte me fjalët: Do ta bëjmë Shqipërinë- sepse kështu dëshironte: Bashkëpunimin miqësor e vazhduam edhe pas vuajtjes së dënimit. Shumë shpesh vinte në Strugë e unë shkoja në Tetovë. Para se të vdiste, zhvillova një bisedë telefonike me vajzën e Bacës Mehmet, e cila në fillim më tha se: Babi është rëndë i sëmurë dhe e ka kapluar skleroza. E dëshpëruar skajshmërishtë, vajza zonja Valdeta vazhdoi: Baca Irfan! Këto udhëheqësia nuk ia çelën derën me disa përjashtime.
Vetëm ju shokët e Strugës na mbështesni momentalisht rast Babit i thash: O BABI, E KALOVE TËRË JETËN NËPËR BURGJE EDHE NUK MË LE NJË VËLLA. E ai, pasi u mendua për një çast, me një vendosmëri të palëkundur më tha: KREJT DJEMT E VAJZAT SHQIPTARE JANË VIJTË E VIJAT E MIJA. Por, kjo nuk paska qenë ashtu-përfundoi biseda me vajzën. Baca Mehmet shumë rrallë dhe shumë pak fliste për arrestimin e parë e të dytë, si dhe për torturat dhe metodat çnjerëzore që përdornin xhelatët e gardianët në hetuesi e në burg. Njëherë në konfidencë të plotë shkarazi I shpëto dhe tha se gjatë hetimeve e kanë varur për këmbësh në kokë poshtë, për të pranuar aktakuzën , por, megjithëse ka vjell gjak për hunde e për goje, ai nuk ka pranuar asgjë as në gjykimin e parë e as në të dytin- përfundoi Zoti Irfan.
Baca Mehmet Gega, pas hapjes së Universitetit të Tetovës në 1944-1995, gati për çdo ditë qëndronte në ambientet e Universitetit në Reçicë të Vogël, te Monopoli dhe në objektet e lokalet për rreth. Edhe unë personalisht kamë pasur fatin ta njoh e të bashkëbisedoi me këtë personalitet, të pimë kafe e të këmbejmë mendime. Kënaqej kur shihte atë armatë studentësh që ndiqnin rrugën e dijes. Gati
për çdo ditë, pas leksioneve në Reçicë të Vogël apo te Monopoli uleshim dhe pinim kafenë dhe bisedën e niste dhe e përfundonte me fjalët: DO TA BËJMË SHQIPËRINË- SEPSE GARANCIA MË E MADHE ËSHTË KJO ARMATË DIETARËSH E DJEMVE E VAJZAVE QË STUDJOJNË NË KËTË TEMPULL DITURIE
Edhe pas vajtjes së dënimit të fundit, ai tani edhe më i brumosur me ide kombëtare dhe urrejtje ndaj pushtetmbajtësve, vepronte e militonte sy patrembur për rrënimin e pushtetit titist jugosllavë. Falë guximit dhe vendosmërisë si ishte shndërruar në figurën emblematike në qytetin e Tetovës dhe më gjerë. Organet e sigurimit shtetëror e përcillnin çdo hap e aktivitet të tij. Për këtë Baci Mehmet ishte i vetëdijshëm, por kurrë nuk luhatej nga detyra kombëtare ku ishte pozicionuar, thellësisht i bindur se skishte çka të humb, ndërsa për të realizuar idealet e tija, ishte i përgatitur për tu përballur edhe me të gjitha sfidat që mund ti dilnin përpara.
Gjithmonë ishte optimist në shpirt dhe këtë frymë atdhetare bënte përpjekje ta përhapte në masën e gjerë në ndeje të ndryshme, në dasma, në mort, në festa e tubime e në biseda rutinore gjithmonë thoshte se : Do ta bëjmë SHQIPËRINË, SE TIRANËVE JUGOSLLAVË U KA ARDHUR FUNDI. Bindjen dhe mendimet e tij i argumentonte me ndryshimet që ndodhnin në Evropë e më gjerë në fund të viteve 80 të shek. XX. Prishja e Murit të Berlinit, e shihte si reale dhe korrigjimi i një padrejtësie që i ishte bërë popullit gjerman. Kjo sipas Bacës Mehmet, hapte një horizonte të ri edhe për shqiptarët. Idealin e bashkimit kombëtar tanimë e shihte sit ë realizuar dhe, kur e kundërshtonin si gjithmonë me vendosmëri ua kthente: UNË TANIMË, PO E SHOH TË BËRË SHQIPËRINË ETNIKE, E JU SHKURTËPAMSIA JU BËNË TË VERBËR, POR JAMË I BINDUR SE EDHE JU SË SHPEJTI DO TA SHIHNI.
Për figurën e Mehmetriza Murtezani- Gegës deri tani kanë shkruar: Prof. Beqir Berisha, Dr. Vebi Bexheti, Faik Mustafa, Dr. Vebi Xhemaili e ndonjë tjetër, por një studim të mirëfilltë e një monografi kushtuar këtij personaliteti të pajisur me virtyte njerëzore e kombëtare, kohëve të fundit është duke e përgatitur studiuesi e historian Ismet Jonuz- Krosi, së bashku me autorin e këtij shkrimi, Mehmet Gega, simboli i qëndresës kombëtare e cila pret dritën e botimit me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Mehmet Gegës.
Të rrallë janë atdhetarët siç ishte Mehmetriza Murtezani Gega, i cili kurrë nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare, në copëra administrative dhe punën e partive politike e shihte me një rezervë sepse ai për ndryshim nga platformat politike atdhetare e deshi të tërë dhe asnjëherë nuk e identifikoi me hisen e pushtetit që në emër të pluralizmit ua jepnin të tjerët. Andaj porosia jetike e Bacës Mehmet është e Skalitur në Gravurën e gurvarrit e tij, që në vend të epitafit flasin viset shqiptare, ku frymon shqip, jetohej dhe flitet shqip.
Amaneti i fundit i tij lënë shqiptarëve është: TA BËNI SA MË MIRË SHQIPËRINË.
Portretin kushtuar Bacës Mehmetriza Murtezani-Gegës, për koincidencë e përfundova sot, më 07 mars 2011, në Festën e Mësuesit dhe nxënësve- ashtu siç ishte edhe Baca Mehmet- pishtar i arsimit