Të gjithë mësuesve, arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve u`a uroj 7 Marsin- Ditën e Mësuesit duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.
Sot kur përkujtojmë 124 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, përkujtojmë rolin e rëndësishëm që e kanë arsimtarët e mësuesit në arsimimin dhe edukimin e brezave tonë të ri.
Puna juaj e palodhshme gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të arsimimit dhe edukimit ku kontribuoni në ngritjen e vetëdijes dhe i hapni rrugën të gjithë gjeneratave drejt një ardhmërie më të mirë.
Të gjithë mësuesve, arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve u`a uroj 7 Marsin- Ditën e Mësuesit duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.