Ka qënë një vullnet vetmitar sa dhe këmbëngulës ai që Rushen Golemi , kirurgia e parë shqiptare, e diplomuar në vitin 1957, me brezin e parë të mjekëve shqiptarë, e ka nxitur në jetën e saj.
-Me kirurgen e parë shqiptare-
Flora Nikolla
- Tani jeton mes kujtimeve të saj .që i ka ende të gjalla. Është një jetë e tërë .(!), është një enciklopedi dhimbjesh, por që misioni i profesionit të saj i ka blatuar, u ka dhënë shpresë për të jetuar jetën që ka qënë në zgrip.
- Ka qënë një vullnet vetmitar sa dhe këmbëngulës ai që Rushen Golemi , kirurgia e parë shqiptare, e diplomuar në vitin 1957, me brezin e parë të mjekëve shqiptarë, e ka nxitur në jetën e saj.
- Tashmë flokëbardhë fisnike, tregon qetazi se që kur kish qënë e vogël kish ëndërruar të bëhej mjeke . dhe ish bërë . atëherë kur gruaja ishte tabu në profesione, ose më mirë kur profesionet ishin të përcaktuar me plan nga planet e partisë-shtet.
- Kur flet me të . të godet saktësia e mendimit të saj . Sa shumë di të thotë sepse sa shumë ka ditur të bëjë profesionin e saj .
- Që atëherë kur vendosi të bëhej kiruge dhe kur asistonte me këmbëngulje në operacionet që bënin mjekët e asaj kohe. Me mall kujton edhe sot operacionin e parë . Studionte ne vitin e katërt . Kishte qënë një ditë e zakonshme . por që për të ish bërë e jashtëzakonshme kur ajo si gjithnjë asistonte në një operacion të Prof. Petrit Gaçes.
- Kish qënë ai që befas, në një farë menyre e kishte 'detyruar' të operonte .
- Me duar të dridhura mbi trupin e pacientit kish zbatuar ç'i kish thënë profesori i saj .
- E gjitha kish qënë një ngazellim i tejskajshëm. Paskësaj tregon se kur kishte shkuar në konvikt kishte zgjuar nga gjumi gjithë shoqet e saj më të ngushta për të ndarë gëzimin me to.
- Filloi punë në 16 korrik të vitit 1957 në spitalin civil të Tiranës . Atëherë atje punonin shtatë kirurgë. Ishte e para femër kirurge., kockëhollë dhe duar hollë . Por ja që shumë shpejt do të ishtë e sigurtë në operacionet e saj qe do të mbanin firmën : Rushen Golemi.
- Një transferim i papritur do ta çonte të parën femer kirurge në spitalin e Peshkopisë. Me nostalgji e kujton atë kohë , kur rrugët bllokoheshin ., kur ajo e vetme ne një spital modest mes maleve i duhej të bënte gjithçka e vetme me kurajon e saj.
- Dhimitër Anagnosti do te realizonte në atë kohë edhe filmin "Plagë të vjetra" sikundër Kinostudio "Shqipëri e Re" do të realizonte edhe dokumentarin "Kirurgia e parë". Dhe duart e sigurta që operojnë tek filmi "Plagë të vjetra" janë pikërisht duart e Rushen Golemit.
- Do të rikthehej sërish në spitalin e Tiranës., atje do të punonte deri në vitin 1991, kur u zgjodh edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë , duke qënë një ndër katër deputetet e para të Partise Demokratike, por që do të rizgjidhej sërish dhe në legjislaturen e dytë të Kuvendit deri në vitin 1996.
- Dr. Rusheni thotë se " netët që ka fjetur në spital jane të barabarta me vite" .
- Disa mijëra janë pacientet që janë operuar nga duart e Rushen Golemit, e cila ka punuar që në fillimet e saj edhe si pedagoge pranë Fakultetit të Mjeksisë . I ka rënë vendit të saj kryq e tërthor. Në borë dhe në diell ajo ka qënë pranë pacientëve të saj .
- Gjithnjë ka patur me vete edhe detajet më te vogla që kërkon një operacion. Nuk mban mend sa herë i është dashur të operojë në kushte të pabesueshme , sikundër nuk kujton cepat e Shqipërisë kur ajo është ulur me helikopter me ekipin e saj. Por disa qindra janë edhe studentet që u ka dhënë mësim.
- Modestisht ajo thotë vetëm një statistikë që është shumë pak në krahasim me atë që ka bërë: ka realizuar mbi 1500 ndërhyrje kirurgjikale në strume . Për 17 vite, Rushen Golemi ka kryer të gjitha llojet e operacioneve, bile edhe operacione në zemër .
- Dhe në karrierrën e saj ajo ka qënë gjithnjë Shefe e Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Civil të Tiranës.
- Sa shumë jetë brenda shumë jetëve për Rushen Golemin . , mjeken me duar të arta që diti ta dojë, ta adhurojë sa edhe ta fisnikërojë me përkushtimin që i dha profesionin e saj.
- Në 7 mars të vitit 2006 presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, i akordoi titullin e lartë Mjeshtre e Madhe e Punës .
- E kujton plot emocion atë ditë . E kishin veshur me bluzë të bardhë .
- Kishte qënë mbretëresha e një auditori të mbushur plot me ish- studentë, kolegë, studentë, ish pacientë.
- Për një çast kish menduar se koha kish mbetur në vend dhe se ajo do të hynte sërish në sallën e madhe të operacionit .
- Kish folur shumë atë ditë si të donte të niste një jetë të re, atë që në fakt ajo e kish bërë në të gjithë karrierën e saj me pacientët e saj...(!)
(atsh)