"Jemi të kënaqur që veçmë është vendosur bashkëpunim parlamentar me shtetin tonë dhe që të gjithë parlamentarët nga partitë e ndryshme politike në Parlamentin lituanez e shfaqën mbështetjen e tyre pa rezervë për integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë në Bashkimin Evropian", tha Naumovski pas takimit.
Jemi të kënaqur që u konfirmua mbështetja për integrimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë dhe në Parlamentin lituanez, duke pasur parasysh se shtetet-anëtare kombëtare të Bashkimit Evropian kanë kompetencë të rritur sipas Marrëveshjes së Lisbonës dhe jemi të sigurtë se interesat e Maqedonisë këtu çdoherë do të merren parasysh.
Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Vasko Naumovski në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Lituanisë pas takimit me Çesllovas Vutautas Stankeviçius, nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komitetit për çështje evropiane.
"Jemi të kënaqur që veçmë është vendosur bashkëpunim parlamentar me shtetin tonë dhe që të gjithë parlamentarët nga partitë e ndryshme politike në Parlamentin lituanez e shfaqën mbështetjen e tyre pa rezervë për integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë në Bashkimin Evropian", tha Naumovski pas takimit.
Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Vilnusi, përvojat që i kanë pasur të gjitha shtetet dhe kanë kaluar nëpër procesin e zgjerimit, potencoi Naumovski, flasin se në procesin e quajtur negociata shumë pak negociohet, gjegjësisht, theksoi, negociohet gjatë dhe në kohën kur implementohen standardet evropiane në të gjitha nivelet shoqërore.
"Përvoja që e kanë shtetet baltike është se gjatë negociatave të tyre kriteret kanë qenë jashtëzakonisht më të lehta se sa tani dhe ata janë të vetëdijshëm se për ne ekzistojnë kritere jashtëzakonisht të tensionuara dhe të ndryshme prej atëherë për hyrje në BE. Në kënaqësinë tonë, na u theksuan çështjet më të vështira për të cilat Lituania ka negociuar. Duhet të themi se Maqedonia nuk do të ballafaqohet me një tip të tillë të problemeve individuale dhe besojmë se periudha për të cilën Lituania i ka përfunduar negociatat, ndërsa kjo është diçka më pak se tre vjet, do të jetë periudhë kur edhe shteti ynë do t'i përfundojë negociatat, pasi që ato të fillojnë", deklaroi Naumovski.
Ai shtoi se mbetet që bashkarisht të punohet në thellimin e biznes bashkësive nga të dy shtetet për çka interes kanë shfaqur bashkëbiseduesit e sotëm të Naumovskit.
"Jam i bindur se në periudhën që është para nesh më shumë bashkësi do t'i përkushtohen thellimit të bashkëpunimit për të mirën e dy shteteve", shtoi zëvendëskryeministri.
Në kryeqytetin lituanez ai sot u takua edhe me anëtarë të Grupit inter-parlamentar për bashkëpunim me vendet e Ballkanit peërndimor, ndërsa gjatë ditës është paraparë që Naumovski të takohet edhe me zëvendësministrin e Financave Rolandas Krishçiunas, si dhe me Klaudias Maniokas, kryetar i Borsit për projekte evropiane sociale, juridike dhe ekonomike (ESTEP).
Paraprakisht, sot në mëngjes Naumovski realizoi takim me Ramunas Vulpishaukas, drejtori i Institutit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkenca politike, i cili funksionon nga viti 1992.
Dje në Vilnus zëvendëskryeministri realizoi takim me ministrin lituanez të Punëve të Jashtme Audronius Azhubalis në të cilën u këmbyen mendime për integrimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Pas takimit u nënshkrua marrëveshje bilaterale për mbrojtjen e investimeve midis dy shteteve. Azhubalis pas takimit tha se Maqedonia e meriton vendim në BE dhe NATO dhe paralajmëroi se do të vazhdojë mbështetja në këtë pjesë. Vitin e kaluar u vendos bashkëpunim i drejtpërdrejt parlamentar, ndërsa të dy ministritë e punëve të jashtme vitin e kaluar nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim. Në marrëveshjen e atëhershme dhe në marrëveshjen e nënshkruar dje, Republika e Maqedonisë u theksua me emrin kushtetues.
Republika e Lituanisë është vend i cili deri tani nuk ka hyrë në eurozonë. Në Parlamentin e tyre është aktuale përgatitja e miratimit të ligjeve nga strategjia evropiane se si të përgatitet që ky vend ta vendos euron.
Aktualizimi i çështjes që Norvegjia e inicoi se si të bashkëpunojnë vendet e Evropës Veriore në kuadër të strategjisë baltike-nordike sipas shembullit të Brukselit për iniciativën rajonale të Danubit dhe Adriatikut-Jonit është gjithashtu pjesë e negociatave të brendshme të cilat zhvillohen në këtë vend.
Pas Lituanisë, zëvendëskryeministri nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditëshe në Republika baltike të Letonisë, ku në kryeqytetin Riga do të realizojë më shumë takime pune. Pritet që ai të takohet edhe me kryeministrin letonez Valdis Dombrovski.