Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i shoqëruar nga zv-kryeministri Abdilaqim Ademi dhe sekretari shtetëror i MPJ-së Abdilkader Mehmedi janë takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Samuel Zbogar i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ministri i jashtëm slloven dhe lideri i BDI-së kanë folur për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesi i regjistrimit të popullsisë dhe për situatën politike në Maqedoni.
Kryetari Ahmeti theksoi se BDI ëhstë e angazhuar për implementimin e Marëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila ka vënduar bazat e një shteti shumë etnik dhe shumë konfesional në Maqedoni.
Lideri Ahmeti theksoi se një nga prioritetet e partisë së tij është anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike. Ndërsa sa i përket procesit të regjistrimit kryetari i BDI-së në takim theksoi se ky proces shumë i rëndësishëm do të shtyhet për shkak se vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe njëkohësisht nuk mund të realizohen dy procese të rëndësishme.
Nga na e tij, ministri slloven u shpreh se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se nevojitet tejkalimi i pengesës së fundit, zgjidhja e cështjes së emrit në mes dy vendeve fqinje, Maqedonisë dhe Greqisë.
Dy bashkëbiseduesit kontstaun se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen.