Përveç leverdisë ekonomike dhe mundësive teknike, kërkimet duhet ta përcaktojnë pozitën më të mirë për centralin dhe të saktësohet se a do të ndërtohet centrali autonom që do të furnizojë me energji elektrike
Konsorciumi francez i përbërë nga kompanitë SOGREA dhe KARBONIUM gjatë 18 muajve të ardhshëm do të shqyrtojë mundësinë nëse është e leverdishme të ndërtohet centrali me energji diellore në lokalitetin Suvodoll afër Manastirit.
Përveç leverdisë ekonomike dhe mundësive teknike, kërkimet duhet ta përcaktojnë pozitën më të mirë për centralin dhe të saktësohet se a do të ndërtohet centrali autonom që do të furnizojë me energji elektrike, ose madje varianti hibrid që do të shërbejë vetëm për ngrohjen e ujit në KXE Manastiri, përkatësisht të jetë zëvendësim për një pjesë të thëngjillit të përdorur për këtë qëllim.
Ky kërkim do të financohet nga Franca me 495 mijë euro. Kompania shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, ELEM, shpreson se nëse ndërtohet ky central do të prodhohen 104 milionë kilovat-orë energji të pastër diellore që do të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit me zvogëlimin e madh të emisioneve të gazrave prej rreth 94 milionë kilogram dyoksid-karboni në vit.