E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pronarët e banesave të djegura nuk janë prononcuar ndërsa fqinjët e tyre, banesat e të cilave po ashtu janë dëmtuar dyshojnë që zjarri të ketë shpërthyer si pasojë e oxhakut të papastruar dhe erës së fort që frynte mbrëmë.
Zjarr nė Gostivar, digjen dy banesa







Dy banesa janë djegur ndërsa disa të tjera janë dëmtuar nga një zjarr që ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23, në një objekt banimi, në rrugën JNA në Gostivar.

Pronarët e banesave të djegura nuk janë prononcuar ndërsa fqinjët e tyre, banesat e të cilave po ashtu janë dëmtuar dyshojnë që zjarri të ketë shpërthyer si pasojë e oxhakut të papastruar dhe erës së fort që frynte mbrëmë.

“Neve na kanë njoftuar nga ora 22: 30 kur e kanë hetuar të gjithë por zjarri kishte filluar më herët, zjarrfikësit kanë qenë këtu nga ora 19 e 30 fjala se e kanë sanuar dhe iu kanë thënë ta lagin, oxhakun por çka ka qenë kjo punë nuk dihet”, deklaroi Dobre Stojanovski.

“Unë kam ndenjur deri nga 2 e 30 sepse u mbush banesa me ujë, unë kur erdha zjarrfikësit i gjeta këtu në 11 e 30, një herë thonin nga korrenti, tani thonë nga oxhaku, nuk e di”, tha Sinan Rexhepi.
Rasti është konfirmuar edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës.

“Mbrëmë ka shpërthyer zjarr në nën-kulmin e objektit banesor në rrugën “Pavle Avramovski” në Gostivar”, për një kohë të shkurtër zjarri është përhapur dhe janë djegur dy banesa në atë ndërtesë. Me intervenimin e zjarrfikësve diku rreth orë një pas mesnate zjarri është lokalizuar. Shkaqet dhe dëmet materiale janë duke u konfirmuar”, u shpreh Marjan Josifoski, Zëdhënës i SPB-Tetovë.

Hetimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme për të konfirmuar shkaqet e këtij zjarri, që për fat të mirë ka mbaruar pa pasoja në njerëz. Bashkim Sulejmani

Publikuar: 08.03.2011 | 17:51
Lexuar: 655 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime