Në lidhje me ngjarjet në Kala të Shkupit sot nga ana e Prokurorisë publike themelore Shkup, deri te kjo gjykatë është parashtruar kërkesë për plotësimin e propozimit për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetuese kundër 12 personave
Prokuroria publike e Shkupit deri te Gjykata Themelore Shkup 1 kërkoi veprime hetuese shtesë kundër 12 personave të dyshuar për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale "pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar" në ngjarjet në Kala të Shkupit më 13 shkurt.
"Në lidhje me ngjarjet në Kala të Shkupit sot nga ana e Prokurorisë publike themelore Shkup, deri te kjo gjykatë është parashtruar kërkesë për plotësimin e propozimit për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetuese kundër 12 personave të dyshuar për shkak ekzistimit të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale "pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar", kumtoi Zyra për marrëdhënie me opinionin në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup.
Fillimisht i gjithë rasti i ishte dhënë gjykatësit Osman Shabani, por vetëm disa ditë më vonë procesimi i të njëjtit rast iu dha edhe gjykatësit Marjan Kolishevski. Kështu, gjykatësit shqiptar merr në pyetje të ndaluarit maqedonas ndërsa ai maqedonas merr në pyetje të ndaluarit shqiptarë. Nga përleshja e 13 janarit mbetën të plagosur 10 persona, nga të cilët 4 policë dhe 6 civilë, të moshës nga 13 deri në 24 vjeç