Sipas saj, bisedimet e para do të fokusohen në cështje praktike që janë thelbësore për ekzistencën e Kosovës, por do të evitohet natyrisht cështja e pavarësisë.
Kanë nisur zyrtarsisht sot rreth orës 19:30, bisedimet mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel. Mësohet se takimi mes palëve po zhvillohet me dyer të mbyllura në zyrën e ndërmjetësit të BE, Robert Cooper.
Duke folur për Rojters, pak para fillimit të bisedimeve, zëdhënësja e shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Maja Koçinjançiç tha se BE është i kënaqur për fillimin e këtyre bisedimeve dhe mendon se janë një mundësi e mirë si për Kosovën edhe për Serbinë.
Sipas saj, bisedimet e para do të fokusohen në cështje praktike që janë thelbësore për ekzistencën e Kosovës, por do të evitohet natyrisht cështja e pavarësisë.
Raundi i parë i dialogut do të mbahet në dy pjesë, sot në mbrëmje dhe nesër paradite.
Diplomatët nga Serbia dhe Kosova pritet të takohen shpesh në Bruksel në muajt e ardhshëm, por analistët janë skpetikë për arritjen e një suksesi domethënës. Banorët në Prishtinë thonë se shpresojnë që këto bisedime të bëjnë që Beogradi të njohë një ditë pavarësinë e Kosovës, ndërsa serbët vazhdojnë të thonë se Kosova është pjesë e Serbisë.