Kontesti mes ELEM-it dhe EVN-së mund të zgjidhet me kompromis, në interes të dy palëve. Me këtë do të mbrohet jo vetëm interesi i qytetarëve, por edhe imazhi i Maqedonisë si biznes destinacion i volitshëm, konsideron ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

Ka hapësirë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë përkatëse që është edhe në interes të qytetarëve edhe të shtetit si biznes destinacion i volitshëm", deklaroi Besimi pas takimit të sotëm me përfaqësuesit të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Procesi i shitjes së EEM-së, EVN-së, shtoi Besimi, është realizuar në mënyrë transparente dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Për këtë siç tha, ekzistojnë dëshmi dhe të dhëna në të ashtuquajturën data rum. Sipas tij, bëhet fjalë për njërin nga investimet më të mëdha në Maqedoni që mund të ketë ndikim ndaj perceptimit për klimën investuese në vend.
Gjykata Themelore Shkup 2 javën e kaluar vendosi që EVN-ja t'i paguajë më shumë se 160 milionë euro ELEM-it për kërkesa të papaguara nga viti 1995 deri në vitin 2004. EVN paralajmëroi se do ta zbusë aktgjykimin dhe do ta padisë Maqedoninë në gjykatën ndërkombëtare në Uashington