E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komunat e Maqedonisë kanë borxh prej rreth 40 milionë eurove, ndërsa autoritetet qendrore vlerësojnë se borxhet e trashëguara, kapaciteti i kryetarëve të komunave dhe menaxhimi i komunave, janë anomalitë kryesore në procesin e decentralizimit. Qeveria përmes fshirjes së borxheve ndaj ndërmarrjeve publike EEM dhe "Makedonija pat" u obligua se do t`u ndihmojë komunave që të zgjidhin një pjesë të problemeve me borxhet
Pėrforcimi i decentralizimit nė frymėn e kartės Evropiane

HALIT AJDINI

Konkluzioni i seancws konstitutive të Kuvendit të përgjithshëm të NALAS-it, i cili i zhvillua gjatw ditws sw djeshme, në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të rajonit dhe përfaqësuesve qeveritarë, në rolin e mysafirëve, ishte I qartw se procesi i decentralizimit dhe roli i tij në zhvillimin e demokracisë është element kyç për evrointegrimin e vendeve të rajonit që duhet të realizohet përmes "bashkëpunimit të sinqertë" ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale.
Andrej Petrov, kryetari i Bashkësive të Njësive të Vetadministrimit Lokal, këtë takim e quajti si një hap më afër Evropës.
"Kjo që sot është duke ndodhur është mirë dhe më shumë se mirë dhe do të reflektohet te tendencat tona për hyrje në BE dhe në atë që paraqesin situatën tonë në procesin e decentralizimit", deklaroi Andrej Petrov.
Sipas tij, vitin e ardhshëm është kontraktuar të mbahet konferencë në nivel ministror, gjegjësisht me ministra të vetadministratës lokale nga këto vende këtu në Shkup me qëllim që pushteti lokal dhe qendror t`i shkëmbejnë përvojat.
"Qëllimi është që me partnerët tanë të merremi vesh bashkërisht", shtoi Petrovi.
"Demokracia lokale dhe bashkëpunimi rajonal janë supozime themelore për vitet që vijnë", deklaroi Xhovani di Stasi (54), ish-deputet italian, ndërsa prej vitit të kaluar kryetar i CLRAE-së, duke shtuar se Evropa dhe rajoni "lëvizin në drejtim të njëjtë".
Qëllimet e Rrjetit prej 12 vendeve anëtare, të formuar para tri viteve, është donimi bilateral dhe unilateral, si dhe edukimi, bashkëpunimi ndërkufitar dhe zbatimi i lobimit ndërkombëtar.
"Është evidente se demokracitë nuk mund të funksionojnë pa një shkallë të caktuar të decentralizimit territorial", tha ish-shefi i diplomacisë së SMZ-së, Goran Svillanoviq, i cili merr pjesë në emër të Paktit për Stabilitet, njëri nga donatorët e rrjetit.
Autoritetet qendrore të Maqedonisë janë të bindura se përmes "bashkëpunimit të sinqertë" ndërmjet Qeverisë dhe autoriteteve lokale, do të vazhdojë "procesi i vështirë por i rëndësishëm i decentralizimit".
"Decentralizimi do të thotë zgjidhje më cilësore e problemeve të të gjithë qytetarëve që është objektiv i çdo Qeverie", tha kryeministri Vllado Buçkovski, i cili së bashku me ministrin e Vetadministratës Lokale Rizvan Sulejmani dhe zëvendësministren Radmilla Shekerinska, ishin përfaqësues të pushtetit qendror.
Sipas Shekerinskës, "analiza e shembujve të mirë në Ballkan tregon se të gjithë ata shembuj janë të mirë" dhe shtoi se "Maqedonia është përvojë unikate - njëherit të punojë edhe në decentralizimin edhe në evrointegrimin".
"Maqedonia i parashtroi vetes një agjendë ambicioze", deklaroi Shekerinska dhe paralajmëroi se Komisioni Evropian do ta bëjë të njohur mendimin për aplikimin për anëtarësim të Maqedonisë më 9 nëntor.
Komunat e Maqedonisë kanë borxh prej rreth 40 milionë eurove, ndërsa autoritetet qendrore vlerësojnë se borxhet e trashëguara, kapaciteti i kryetarëve të komunave dhe menaxhimi i komunave, janë anomalitë kryesore në procesin e decentralizimit.
Qeveria përmes fshirjes së borxheve ndaj ndërmarrjeve publike EEM dhe "Makedonija pat" u obligua se do t`u ndihmojë komunave që të zgjidhin një pjesë të problemeve me borxhet.
Pushteti qendror premtoi edhe atë se do të sigurojë menaxhim të kreditorëve, si dhe ndihmë nga organizatat ndërkombëtare.
Rrjeti prej 12 vendeve anëtare, me buxhet trevjetor ndërmjet dy dhe katër milionë euro, i tubon komunat lokale mbi baza vullnetare, në bashkëpunim me "Zërin e rajoneve dhe komunave evropiane", siç e quajnë në Bruksel, Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës (CLRAE), përndryshe trup përkatës KE-së.


Publikuar: 13.10.2008 | 16:52
Lexuar: 1017 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime