E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyra e shtypit e Presidencës shqiptare bëri të ditur se në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike, e cila do të zhvillohet nesër, pritet të marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Shtetit të Izraelit, zëvendës-ryeministri Moshe Jalom, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.
Presidenti  Bamir Topi pėr vizitė zyrtare nė Maqedoni










Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, me ftesë të homologut të tij nga Maqedonia, Gjorge Ivanov, u nis sot drejt kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, Shkupit, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të "Qendrës Përkujtimore të Holokaustit" për hebrenjtë nga Maqedonia.

Zyra e shtypit e Presidencës shqiptare bëri të ditur se në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike, e cila do të zhvillohet nesër, pritet të marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Shtetit të Izraelit, zëvendës-ryeministri Moshe Jalom, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.

Presidenti Topi pritet të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, Gjorge Ivanov dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, si dhe me zëvendës-kryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.

Publikuar: 09.03.2011 | 10:00
Lexuar: 494 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime