E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, një sipërmarrësi serb të armatimeve, ndaj të cilit është vendosur një bllokadë ndërkombëtare, pasi furnizoi me armë ish-presidentin e Liberisë, i cili vrau disa mijëra qytetarë të tij.
Shqipėria furnizoi Gaddafi-n me armė





Autoritetet shqiptare kanë furnizuar ilegalisht me armë ushtrinë e Muammar Gaddafi-t, shkruante sot në një artikull prestigjiozja “New York Times”.

Sipas së përditshmes amerikane, disa ngarkesa me predha 82 milimetërshe për mortaja dhe armë të tjera të lehta u nisën për në portin e Ras Lanufit gjatë vitit 2010.

Ato ishin tepricë e ushtrisë sonë, ndërsa vetë furnizimi i Libisë nuk ishte ilegal në atë periudhë, pasi ende nuk kishin shpërthyer kryengritjet dhe asnjë bllokadë nuk ishte vendosur.

Megjithatë, transporti është kryer duke përdorur dëshmi ilegale dhe kontrata të jashtëligjshme, disa prej të cilave, fallsifikonin prejardhjen e armatimeve duke caktuar origjinën si serbe.

Në disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, një sipërmarrësi serb të armatimeve, ndaj të cilit është vendosur një bllokadë ndërkombëtare, pasi furnizoi me armë ish-presidentin e Liberisë, i cili vrau disa mijëra qytetarë të tij.

Në artikull nuk jepet një shpjegim për këtë fallsifikim të kontratave. Bie në sy fakti se ndonëse shteti ynë është pjesë e Alencës së NATO-s, nënshkruan marrëveshje me regjime diktatoriale si ato të Gaddafi-t.

Publikuar: 09.03.2011 | 19:18
Lexuar: 449 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime