Resnja, Ilindeni, Çairi janë zgjedhur për komuna më të mira në kategoritë e komunës urbane, rurale, respektivisht komunës multilinguale në konkursin e misioni të BE-së në Maqedoni për vitin 2008. Ata kanë marrë shpërblime në të holla në vlerë prej 333.000, 200.000, respektivisht 133.000 euro.
Resnja, Ilindeni, Çairi janë zgjedhur për komuna më të mira në kategoritë e komunës urbane, rurale, respektivisht komunës multilinguale në konkursin e misioni të BE-së në Maqedoni për vitin 2008. Ata kanë marrë shpërblime në të holla në vlerë prej 333.000, 200.000, respektivisht 133.000 euro.
Në kategorinë e projektit më të mirë në infrastrukturë për çka nga BE-ja janë ndarë pesë milionë euro, e para është komuna e Manastirit, ndërsa pasojnë Zajazi dhe Strumica në listën me gjithsej 32 komuna. Dhjetë të parat do të mbështeten financiarisht nga mjetet, është kumtuan në solemnitetin e sotëm me rastin e finalizimit të këtyre dy projekteve.
Euroambasadori Ervan Fuere duke i uruar për çmimet, theksoi se dy mirënjohjet kanë për qëllim ta tërheqin rëndësinë që BE-ja ia jep procesit të decentralizimit dhe t'i inkurajojë në procesin e decentralizimit dhe t'i inkurajojë komunat t'i zbatojnë praktikat më të mira për menaxhim të suksesshëm me komunat dhe sigurim të shërbimeve më cilësore për qytetarët.
"Gara i tërheq potencialet e mëdha të procesit të decentralizimit si edhe përcaktimin e BE-së ta ndihmojë atë proces posaçërisht në periudhën paszgjedhore, por edhe rolin kyç të BNJVL-së e cila i paraqet interesat e gjithë komunave pa marrë parasysh përkatësinë partiake të kryetarëve të komunave. Qëllimi është të nënvizohet se nga projektet për zhvillim ekonomik të përkrahura nga Qeveria benefit kanë të gjitha komunat në shtet dhe qytetarët", tha Fuere.
Ai me porosi deri te kryetarët e sapozgjedhur për marrëdhënien ndaj administratës lokale posaçërisht në ato komuna si Prespa ku edhe pse është zgjedhur si komunë më e mirë për vitin 2008, ish-kryetari i komunës nuk e mori përkrahjen për mandat të ri në zgjedhjet lokale në mars.
"Resnja është rast i tillë, ndërsa meritat për rezultatet shkojnë në administratën lokale për punën që e mbaroi nën udhëheqësi të kryetarit të komunës i cili shkoi. Shumë është me rëndësi që kryetari i ri i cili e mori detyrën t'i mbajë ekspertët lokal", tha ambasadori evropian Fuere.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi deklaroi se në periudhën e ardhshme komunat duhet të përgatiten dhe t'i forcojnë kapacitetet që t'i implementojnë autorizimet të cilat do t'i marrin nga pushteti qendror me procesin e decentralizimit.
"Pushteti qendror do të mbartë akoma kompetenca në të gjitha sferat që i përfshin decentralizimi", tha Xhaferi.
Për projektin për komunë më të mirë për vitin 2008, nga gjithsej 85 komuna dhe qyteti i Shkupit, kanë aplikuar 36. Për projektin e dytë për projekt më të mirë në infrastrukturë janë paraqitur 35 komuna, ndërsa, ndërsa pjesa më e madhe e projekteve janë nga sfera e arsimit dhe bujqësisë.
Çmimet nga të dy kategoritë ndahen tradicionalisht tashmë tre vite nga BE-ja. Këtë vit për herë të parë në implementimin e projekteve u kyçën edhe BNJVL-ja dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.