E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prezantimin të cilin e bëri Stefan Bill – koordinator i delegacionit të BE-së për Maqedoni, e ndoqën përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucioneve lokale, si dhe punonjës të administratës komunale.
Gostivar, prezantohet Programi pėr bashkėpunim ndėrkufitar








Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me EU Info Point pranë Komunës së Gostivarit, organizoi sot një prezantim të Programit për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian.

Prezantimin të cilin e bëri Stefan Bill – koordinator i delegacionit të BE-së për Maqedoni, e ndoqën përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucioneve lokale, si dhe punonjës të administratës komunale.

Të pranishmit u njoftuan me formën e aplikimit për projekte nga IPA fondet, vlerën e projekteve si dhe afatet kohore.

Në cilësinë e nikoqirit të pranishmëve iu drejtua sekretari I komunës Naxhi Xhelili, i cili theksoi: Bashkëpunimi ndërkufitar zanafillën e vet e ka në vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Francës dhe Gjermanisë në sferën e thëngjillit, e që më pas ky bashkëpunim u zgjerua edhe me shtete tjera dhe në më shumë fusha duke krijuar kështu Bashkësia Ekonomike Evropiane, e cila tanimë është transformuar në Bashkim Evropian si një union i fuqishëm ndërkombëtar”.

Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit, tanimë ka vendosur bashkëpunimin ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet Bashkisë së Korçës në sferën e turizmit malor, por se ky lloj bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me shtetet tjera fqinje, si dhe bashkëpunimi të përfshijë edhe sfera tjera ekonomike, sociale, arsimore, kulturore etj.

Publikuar: 09.03.2011 | 20:02
Lexuar: 434 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime