Si cdo i ri edhe ai ka shume endera per jeten dhe karieren, disa prej tyre i shpalos edhe ne intervisten ekskluzive per Yllpress-in. Eshte futur ne boten e show bizit per te qen edhe ai dikush nga ata qe dikur ka dhe tash preferon. I eshte dashur mund dhe pune e madhe per te arritur deri ketu pasi tregon se ka qene shume e veshtire.
Intervistoi:
Blerand Rexhepi
Fillimet e punës tuaj si këngëtar a kane qenë të vështira?
Cdo gje ne fillimet e saja eshte e veshtire, por mendoj qe rruga me e veshtire sot per sot eshte ndjekja e artit sepse ka shume barriera, qe duhen kaluar dhe nese nuk ke mikun (lekun) nuk gjen derman,e sidomos ne shqiperi.Kjo per vete faktin e keq timin sepse nuk kam asnje paraardhes, qe eshte marre me art.Sepse nese do ta kisha te pakten nje do e kisha me te lehte per te çare perpara.
Kur lindi pasioni per muziken?
Pasioni per muziken per muziken ka lindur qe kur kam qene shume i vogel.Edhe pse nuk kam qene marre me muzike,por jam marre me kercime.Me muzike kam filluar te merrem ne moshen 17 vjeçare e ketej.
Tani po prezentoheni edhe ne festivalin modern shqipetar TopFest 6,eshte hera e pare qe paraqiteni ketu apo jo?
Pjesemarrja ime ne top fest eshte per here te dyte,sepse kam qene edhe ne top fest 4 por tani vij ndryshe,vij ne bashkepunim edhe me dy rrepera nga Tirana te cilet jane produkt i top festit, dhe mund te them qe jane shume te talentuar.Duhet ti falenderoj per oferten qe me bene mua per bashkepunimin sepse ideja per kete ishte e tyre.
Kush është kompozitori dhe tekst shkruesi i këngës dhe a keni pretendime për çmim?
Kompozitori i kenges eshte LIL AMI.Mund te them, qe eshte nje djale shume i talentuar per kompozim edhe pse eshte i ri dhe jo shume i njohur per publikun.Tekst shkruesi i kenges eshte SUO-J.Te them te drejten kemi punur shume fort per ta realizuar kete kenge dhe per ta sjellur ne kete festival.Me ne fund jam shume i kenaqur,qe kemi sjellur diçka shume te bukur perpara publikut sepse kete e kam pare nga komplimentat e fansave dhe klikimeve e komenteve te shumta ne youtube.Sa per çmim ne prisnim,por siç e lart permenda mjafton me kaq sa thashe.
I ke dëgjuar këngët e tjera konkurrente, si të duken
I kam degjuar,por jo te gjithe se eshte shume e veshtire qe te mund ti degjosh 260 kenge siç i ka top festi.Ka shume kenge te bukura por...ka edhe shume kenge te tjera qe te lene shume per te deshiruar.Edhe pse mund te kishte edhe me mire.
Me çfarë jeni duke punuar tani përveç pjesmarjes në TopFest?
Une jam duke u pergatitur per klipin tim te ri, qe se shpejti do ta sjell ne televizionet muzikore shqiptare.Por gjithashtu jam duke pergatitur edhe repertor kengesh per te kenduar live neper lokale me grupin tim.
Me ke keni bashkpunuar deri tani reth karieres tuaj?
Une kam bashkepunuar me shume autor si per muziken ashtu edhe per textet si: Sajmir Cili, Bledis, Kristi Popa, Arber Gjoka, Pellumb Muka, Lil Ami, Suo-j, Roni, etj.
Keni mare pjese ne ndonje festival tjeter dhe a keni fituar ndonje cmim atje?
Po, kam marre pjese shume here ne disa evente te ndryshme te muzikes moderne shqiptare.Cmim nuk kam arritur te marr,por vetem finalist.
Me shume preferoni paraqitjet neper festivale apo videoklipet?
Strategjia ime qe kam ndjekur ka qene kjo: paraqitja ne fillim neper festivale me kenge jo komerciale por profesionale qe kane treguar cilesite vokale te mia dhe vleresimin e publikut qe une vlej per kengen dhe pastaj lançimin me klip zyrtar, te cilen une do ta sjell per shume pak dite. Kete rruge kam ndjekur une, por eshte edhe rruga e kundert e kesaj, qe sot shume kengetar e ndjekin, ate te lançimit me klip ne fillim dhe me pjesemarrje ne kompeticione me vone.
Në gardërobën tuaj a ke veshje firmato?
Si çdo njeri tjeter edhe une ne garderoben time kam rroba qe jane shume te shtrenjta,i kunder ka edhe nga ato qe jane shume te lire. Une ne fakt nuk jam i fiksuar pas markave te njohura,por nga paraqitja dhe komoditeti qe ato me japin kur une i kam te veshur ne trup.Une bej shoping edhe ne butik por edhe ne tregun e Cameve,apo tek ajo e Medresese.
Një pyetje rreth jetës tënde personale, që veçanërisht duan ta din adhurueset e tua. A ke të dashur?
Edhe une si cdo njeri do te kem ndjenja dhe nje jete normale si te gjithe te tjeret,apo jo...?Besoj se mjafton me kaq dhe mund ta kene kuptuar fare mire qe jeta private per cdo person ngelet e private. Dhe per sa kohe ajo eshte private ajo eshte e shenjte,por ne momentin qe ajo publikohet ajo merr dhene,dhe nuk mund te quhet private por publike.
Me çka merresh, përveç kendimit?
Per veç kendimit une merrem edhe me kenge.Hahaha(shaka).Jam ne shkolle te larte.Punoj edhe si menaxher marketingu ne nje firme amerikane.
Po neper evenimente dhe clube te ndryshme kendoni ? A të ndodh të refuzosh ndonje oferte?
Kendoj dhe kam shume deshire qe te angazhohem edhe me shume se sa jam i angazhuar, por kjo mbetet ne doren e atyre qe i organizojne keto mbremje muzikore.Une spara i refuzoj, por vetem ne rastin kur ato nuk me vleresojne ne pagese. Sepse vertete kemi shpenzime te medha qe une mendoj se eshte me mire te mos i dini, sepse te lene pa mend.
Sa je i kënaqur me show bizin ne pergjithesi ne Shqiperi dhe jashte saj?
Me show bizin e jashtem ke çte thuash, por kur vjen tek ky i joni, eshte per tu qare.Show biz do te kete vetem atehere kur te kete dhe shume lek per kengetaret.Si mund te ekzistoj nje show biz kur nuk kemi VIP-a.Te jesh VIP do te thote qe ti te mos besh nje jete normale,por te kesh menaxherin tend personal i cili merret me agjenden tende dhe te siguron koncertet apo intervistat etj.Nje vip i vertete nuk mund te dale cdo dite neper rruget e qytetit apo te hipe neper autobuza e furgona,por te kete makinen sebashku me shoferin personal te tij.Ketu kemi vetem njerez publik qe dalin ne television dhe kaq duke perfshire edhe veten time ne kete mes.
Sot eshte bere shume e modes perdorimi i facebook-ut.Sa e frekuentoni ju ate dhe sa kohe kaloni ne te?
Ke shume te drejte sepse sot eshte shume e perhapur si forme komunikimi dhe manure reklamimi per kedo te cilet mund te jene te famshem ose jo!Per mua eshte shume e mire sepse aty une mundem te informoj te gjithe fansat e mi apo shoqerine time per aktivitetet ku une do te marr pjese dhe per cdo gje te re. eshte shume e shpejte dhe shume e lehte ne perdorim.Mundem te them qe kushdo qe ka deshire per te me patur friend ne facebook, une i pranoj me kenaqesi,nuk bej dallime.Por gjithashtu kam edhe faqen time zyrtare ne website www.gentjandema.com por kete nuk e menaxhoj une.Mua me kane vetem ne facebook.