E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prof. dr. Agron Reka, theksoi se: "Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe veçanërisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, në Gostivar, hap një kapitull të ri në punën dhe veprimtarinë e tij, duke e plotësuar një nga kushtet themelore të arsimimit bashkëkohor, realizimin e punës praktike.
Studentėt e USHT-sė, punėn praktike do ta kryejnė nė ndėrmarrjet me renome









Universiteti Shtetëror i Tetovës, në angazhimin e tij për krijimin e kushteve sa më të mira për studentët, por edhe për bashkëpunimin më të suksesshëm me botën e biznesit, në ambientet e Fakultetit të Teknologjive Ushqimore dhe të Ushqyerit, në Gostivar, më 09.03.2011, në prani të Zëvendëskryeministrit, Abdilaqim Ademi, nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me 25 ndërmarrje private nga Maqedonia, të cilat gëzojnë renome të lartë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Me këto marrëveshje parashihet që studentët e Fakultetit të Teknologjive Ushqimore dhe të Ushqyerit, punën e tyre praktike gjatë studimeve ta kryejnë në këto ndërmarrje.
Studentët e USHT-së, punën praktike do ta kryejnë në ndërmarrjet me renome

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, në Amfiteatrin e FTUU u organizua solemnitet, me ç‘rast rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, theksoi se: "Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe veçanërisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, në Gostivar, hap një kapitull të ri në punën dhe veprimtarinë e tij, duke e plotësuar një nga kushtet themelore të arsimimit bashkëkohor, realizimin e punës praktike. Në këto ndërmarrje, studentët tanë fitojnë njohuri praktike për profesionin e tyre, ku edhe do t’i praktikojnë njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve në programet studimore përkatëse të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit”, theksoi në mes tjerash, Rektori, Prof. dr. Agron Reka.


Fjala e Rektorit, Prof. dr. Agron Reka (Integrale)
Rektori i USHT-se Prof. dr. Agron Reka

Të nderur drejtues të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar,

Drejtorë dhe përfaqësues të ndërmarrjeve,
Të nderuar pjesëmarrës dhe mysafirë,


Zonja dhe zotërinj,

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe veçanërisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar, sot hap një kapitull të ri në punën dhe veprimtarinë e tij, duke e plotësuar një nga kushtet themelore të arsimimit bashkëkohor, lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim me 25 ndërmarrje, në të cilat studentët tanë realizojnë punën praktike. Në këto ndërmarrje, studentët tanë fitojnë njohuri praktike për profesionin e tyre, ku edhe do t’i praktikojnë njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve në programet studimore përkatëse të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi të ndërsjellë bëhet për nevojat praktike të studentëve dhe për nevojat e njohurive profesionale të cilat do t’i fitojnë ndërmarrjet nga fakulteti i lartpërmendur dhe kuadri mësimdhënës i tij.

Ndërmarrjet me të cilat Universiteti ynë sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi që mundësojnë realizimin e punës praktike të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në hapësirat e tyre dhe njohjen me pajisjet, procesin e punës dhe me procesin e menaxhimit, të drejtat dhe përgjegjësitë e të punësuarve, modernizimin e përgjithshëm të këtyre.

Realizimi i punës praktike të studentëve në këto ndërmarrje do të rregullohet veçmas me secilën prej tyre, varësisht nga natyra e veprimtarisë së tyre.

Në fund, më lejoni që t’i falënderoj të gjithë drejtorët dhe përfaqësuesit e këtyre ndërmarrjeve, të cilët shprehën gatishmëri për bashkëpunim, dhe njëherësh t’u uroj punë të suksesshme në të ardhmen dhe bashkëpunim të frytshëm me Universitetin tonë, i cili do të jetë me interes të ndërsjellë.

Ju faleminderit!


Dekani i FTUU, Prof. dr. Hazir Pollozhani, duke falënderuar drejtuesit e ndërmarrjeve për gatishmërinë e treguar, për të bashkëpunuar me këtë fakultet, theksoi se për studentët e FTUU-së, këto ndërmarrje, përveç që janë terren i ballafaqimit të teorisë me praktikën, janë edhe burim i motivimit, duke i ndjerë dhe i prekur nga afër virtytet e sipërmarrësit.

Fjala e Dekanit, Prof. dr. Hazir Pollozhani (Integrale)

I nderuar z. Rektor

Të nderuar Sipërmarrës

Drejtorë

Menaxherë

Kolegë

Të dashur Studentë
Dekani i FTUU, Prof. dr. Hazir Pollozhani

Jemi mbledhur sot, këtu në Gostivar, për ta kurorëzuar bashkëpunimin tonë institucional dhe njëherësh për ta vërtetuar dhe përforcuar bashkëpunimin tonë në të ardhmen, në funksion të ngritjes së cilësisë në drejtim të përmbushjes së standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore të prodhimeve vendore me qëllim që krahas plotësimit të nevojave të vendit të bëhen përpjekje dhe strategji për rritjen e eksporteve, në mënyrë që avantazhet krahasuese të shndërrohen në avantazhe konkurruese.

Kjo mund të arrihet me një kooperim funksional ose më saktë me një simbiozë në mes të shkencës dhe të arriturave shkencore dhe kapaciteteve përpunuese.

Globalizimi i cili përveç benefiteve dhe oportuniteteve përmes liberalizimit të tregtisë dhe integrimit tregtar duke hequr mekanizmat mbrojtës të masave të proteksionizmit është fokusuar pikërisht në përmbushjen e standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe në koston e produkteve ushqimore.
Studentët e USHT-së, punën praktike do ta kryejnë në ndërmarrjet me renome

Potenciali ekzistues i resurseve natyrore dhe atyre humane i vendit tonë përmes një strategjie për zhvillim të qëndrueshëm duke u mbështetur pikërisht në këto katalizatorë të zhvillimit e premton një gjë të tillë.

Ne si institucion i lartë shkencor jemi në fazën e rrumbullaksimit të ciklit të menaxhimit të këtij zinxhiri ushqimor sepse krahas studimeve programore ekzistuese:

o Teknologjia ushqimore, dhe
o Të Ushqyerit


Për vitin e ardhshëm akademik është në procedurë të akreditimit edhe programi i ri studimor:

o Menaxhimi me sigurinë dhe cilësinë ushqimore

Studentët e USHT-së, punën praktike do ta kryejnë në ndërmarrjet me renome

Ndërsa në perspektivë të afërt jemi duke bërë përpjekjet për akreditimin e laboratorit në kuadër të institutit të Teknologjisë dhe sigurisë ushqimore i cili përveç për pjesën shkencore do të jetë edhe në shërbim dhe funksion të kapaciteteve përpunuese.

Për studentët tonë (apo për ardhmërinë tonë) përveç që jeni terren i ballafaqimit të teorisë me praktikën, jeni edhe burim i motivimit duke ndjerë dhe prekur nga afër virtytet e sipërmarrësit:

o Kreativiteti
o Guximi
o Vullneti
o Përkushtueshmëria
o Sakrifica


Dita e sotme konsideroj se është datë historike edhe atë mund të shënohet si ditë tradicionale e bashkëpunimit dhe kooperimit të ndërsjellë duke e shënuar me Panaire, Festivale etj.

Së bashku mund të arrijmë më shumë!

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë për Universitetin Shtetëror të Tetovës, për kryerjen e praktikës profesionale të studentëve të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, në Gostivar, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, ndau mirënjohje për ndërmarrjet private, me të cilat USHT nënshkroi Marrëveshje për bashkëpunim.

Studentët e USHT-së, punën praktike do ta kryejnë në ndërmarrjet me renome

Publikuar: 10.03.2011 | 07:57
Lexuar: 885 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime