E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me 63 vota pro, 48 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar rezolutën për bisedimet me Serbinë. Rezoluta është miratuar pa mbështetjen e opozitës.
Dialogu Kosovė- Serbi Kuvendi miraton rezolutėn pa opozitėn















Me 63 vota pro, 48 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar rezolutën për bisedimet me Serbinë. Rezoluta është miratuar pa mbështetjen e opozitës.

Në emër të PDK-së, si propozuese e rezolutës, deputeti Adem Grabovci tha se dy takime me opozitën kanë dështuar që të rezultojnë me harmonizimin e tekstit të saj, ndaj u kërkua nga Kuvendi që të votohet versioni i propozuar nga PDK-ja. Paraprakisht, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën. Po ashtu, edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes u pozicionua kundër bisedimeve.

Ndërkaq grupi më i madh opozitar, ai i LDK-së, nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi në tekstin e saj nuk janë përfshirë propozimet e kësaj partie politike. Rezoluta u tha se do t'i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

(BalkanWeb)

Publikuar: 10.03.2011 | 08:47
Lexuar: 439 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime