E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Paraqitja e personave të sëmurë në 100.000 banorë, këtë vit është më e madhe në Vallandovë (1.056,1/100.000), Prilep (1.045,5/100.000), Negotinë (986,8/100.000), Dellçevë (896,9/100.000), Radovish (800,9/100.000) dhe kavadar (756,6/100.000).
8.027 raste tė tė sėmurėve nga shytat









Gjithsejt 8.027 persona të sëmurë nga shytat në Maqedoni janë regjistruar këtë vit përfundimisht me ditën e djeshme, sipas evidencës së Entit republikan për mbrojtje shëndetësore.

Siç kumtoi sot Sektori për epidemiologji dhe mikrobiologji pranë ERMSH, numër më të madh të rasteve të paraqitura ka në Shkup - 2.600, Tetovë - 1.086, Prilep - 1.006, Kumanovë - 378, Shtip - 351, Kavadar - 326 dhe Strumicë - 308. Në të gjitha qytetet, përveç në Resnjë dhe Kratovë, ekziston tendencë e uljes së numrit të të sëmurëve në krahasim me muajt e mëparshëm.

Paraqitja e personave të sëmurë në 100.000 banorë, këtë vit është më e madhe në Vallandovë (1.056,1/100.000), Prilep (1.045,5/100.000), Negotinë (986,8/100.000), Dellçevë (896,9/100.000), Radovish (800,9/100.000) dhe kavadar (756,6/100.000).

Gjatë javës së kaluar, si edhe gjatë muajit prill, nuk ka paraqitje për epidemi të shytave ngjitëse.

Në krahasim me distribuimin e të sëmurëve ndër muaj, numër më i madh i të sëmurëve nga shytat ngjitëse për periudhën 2007-2009 është regjistruar në muajin shkurt të këtij viti - 2.601, në mars shënohet rënie për 14,6 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm (2.225 persona të sëmurë), përderisa në prill (përfundimisht me datën 27 të muajit prill) janë regjistruar gjithsejt 1.249 persona të sëmurë nga shytat ngjitëse, që paraqet pakësim për 43,9 për qind në krahasim me muajin mars.

Gjatë muajit prill janë hospitalizuar gjithsejt 68 persona të sëmurë nga shytat infektive.

Javën e kaluar në Maqedoni janë vaksinuar gjithsejt 367 persona me vaksinën MRP, në suaza të fushatës për vaksinim plotësues të të pavaksinuarve apo personave pjesërisht të vaksinuar kundlr shytave ngjitëse.

Raportet për vaksinim të të rinjve në moshë prej tetë deri 23 vvjeç tregojnë se për periudhën prej 2 shkurtit e deri më 27 prillit në Maqedoni, plotësisht janë vaksinuar 56.868 të pavaksinuar apo persona joplotësisht të vaksinuar. Me atë rast, 91,9 për qins e të vaksinuarve janë persona të moshës prej 15 deri 19 vjeçarë, 4,3 për qind janë fëmijë të moshës prej tetë deri 14 vjeçarë dhe 3,8 për qind janë të moshës prej 20 deri 23 vjeçarë.

Pritet të vazhdojë trendi i rënies së lehtë të numrit të të sëmurëve të regjistruar nga shytat ngjitëse në Maqedoni, kumtoi Sektori për epidemiologji dhe mikrobiologji pranë ERMSH.

Publikuar: 29.04.2009 | 17:38
Lexuar: 790 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime