E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne si BDI konsiderojmë se për tu tejkaluar situata, propozimi duhet të tërhiqet dhe propozimi i ri të jetë nëpërmjet konsultimeve gjithëpërfshirëse, në të kundërtën, qëndrimi i BDI-së është që ne nuk do ta përkrahim propozimin aktual”, deklaroi Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Ademi: Bogov i papranueshėm pėr BDI-nė







Presidenti i shtetit ta tërheq kandidaturën e Dimitar Bogovit për guvernator të ri të Bankës popullore të Maqedonisë, kërkon Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Sipas partisë së Ahmetit, propozimi duhet të jepet në konsultime me të gjitha partitë politike në kuvend, gjë të cilën presidenti nuk e ka bërë.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi theksoi se nëse ky propozim nuk tërhiqet, i njëjti nuk do ta marrë mbështetjen e kësaj partie në kuvend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se deri tek propozimi duhet të arrihet nëpërmjet konsultimeve paraprak me të gjitha subjektet relevante në Maqedoni, duke i inkuadruar këtu subjektet politike parlamentare, subjektet të cilat përfaqësojnë afaristët ekonominë në Maqedoni dhe sektorin financiar.

Ne si BDI konsiderojmë se për tu tejkaluar situata, propozimi duhet të tërhiqet dhe propozimi i ri të jetë nëpërmjet konsultimeve gjithëpërfshirëse, në të kundërtën, qëndrimi i BDI-së është që ne nuk do ta përkrahim propozimin aktual”, deklaroi Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Nga Kabineti i presidentit nuk komentojnë reagimin e BDI-së, duke u arsyetuar se para marrjes së vendimit, Ivanovi ka konsultuar odat ekonomike, profesorët dhe afaristë.

“Në këto konsultime u përcaktua profili i personalitetit i cili në mënyrë më profesionale do t’i përgjigjet funksionit guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, në këtë proces Presidenti Ivanov nuk ka konsultuar partitë politike dhe ka vepruar në bazë të kompetencave kushtetuese.

Presidenti Ivanov si edhe deri tani edhe në të ardhmen do të udhëhiqet kryesisht cilësia edhe nga profesionalizmi i personaliteteve të cilat i propozon”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Kabineti i presidentit.

Por, presidenti nuk ka konsultuar, Bogovin të cilën e propozoi për Guvernator.

“Jo nuk jam i konsultuar”, theksoi Dimitar Bogov, nën-guvernator i BPM-së.

Ndërkohë ekspertët thonë se emërimi i Guvernatorit të ri para skadimit të mandatit të Petar Goshevit paraqet shkelje të ligjit dhe procedurën e emërimit.

“Jam i mendimit se çdo zgjidhje e këtij posti para skadimit të mandatit të guvernatorit aktual, mendoj se është shkelje ligjore, shkelje kushtetuese dhe një propozim i tillë mendoj se nuk duhet të pranohet në parlament dhe nuk duhet të bëhet zgjedhja para skadimit të mandatit të guvernatorit aktual.

Këtu do të thotë unë vlerësoj se kemi një shkelje të procedurës në emërimin e këtyre posteve të cilat fillojnë dhe kalojnë përmes institucionit president i shtetit”, deklaroi Osman Kadriu, ekspert juridik.

Zgjedhja e guvernatori të ri para skadimit të mandatit të Petar Goshevit, nënkupton se në Maqedoni për dy muaj e gjysmë do të ketë dy guvernatorë. Sipas procedurave, emërimi i guvernatorit të ri në kuvend zgjidhet me votimin e 61 deputeteve, pa debat parlamentar. Nevzat Mamuti, Alsat-M

Publikuar: 10.03.2011 | 18:42
Lexuar: 362 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime