Me këtë fitore Dardan Dehari është bindshëm mëi mirë në Maqedoni në sllallom të madh
Në qendrën dimërore të skijimit Pamporevo të Bullgarisë
Sot në garat nacionale të Bullgarisë të cilat vlerësohen edhe me pikë të FIS-it, skiatori më mirë shqiptar Dardan Dehari ka shënuar suksesin të madh duke fituar në disiplinën e sllallomit të madh, para reprezentuesit tjetër nga Maqedonia Antonio Ristevskit
Kisha një ditë të mirë dhe arrita të dalë fitues në sllallomin e madh që paraqet një sukses shumë të madh për mua dhe reprezentacionin e Maqedonisë. Me këtë fitore unë vazhdoj të kryesoj listën e skiatorëve më të mirë në Maqedoni në disiplinë e sllallomit të madh tani me afro 45 pikë .
Tani jam i bindur se do të kem suksese edhe në tre garat sa kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni i tha gazetës Fakti, skiatori dardan Dehari.
Përndryshe në garat nacionale të Bullgarisë marrin pjesë numër i madh i skiatorëve nga disa vende evropiane. Gjatë ditës së sotme do ët zhvillohet edh e gara në disiplinë e sllallomit ku gjithashtu pres rezultat të mirë.
(sh.s.)