Maqedonia ka bërë punë të mirë për afrimin drejt BE-së dhe tani është në pozicionin ku me pak mund është e mundur hyrja në procesin negociues me Unionin.
Maqedonia ka bërë punë të mirë për afrimin drejt BE-së dhe tani është në pozicionin ku me pak mund është e mundur hyrja në procesin negociues me Unionin. Kjo është dëshira e shumicës në Bashkimin Evropian dhe shpresoj se do të bëhet realitet, theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski
Presidenti Cërvenkovski theksoi se Maqedonia është e fokusuar në hapin e ardhshëm - marrjen e datës për fillim të negociatave inkuadruese.
"E dimë saktë se cilat janë punët dhe kriteret të cilat gjatë periudhës së ardhshme duhet t'i plotësojmë dhe besoj se në maqedoni ka mjaft vullnet politik dhe kapacitet institucional që gjatë pesë-gjashtë muajve të ardhshëm të gjitha ato standarde të plotësohen, në mënyrë që në raportin e ardhshëm vjetor të KE-së të qëndrojë rekomandimi për fillim të negociatave. Më me rëndësi është, që edhe sot ishte konfirmuar, se BE-ja mbetet e hapur për zgjerim, posaçërisht ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor", theksoi Cërvenkovski.
Solana, duke folur për kontestin me emrin, theksoi se ajo është çështje e rëndësishme e cila duhet të zgjidhet.
"Kur do të takohem me ndonjërin nga liderët e vendit, bisedoj për këtë çështje të rëndësishme e cila edhe krojon vështirësi të vendit tuaj për avancim ku dëshironi të shkoni dhe ku shumë njerëz dëshirojnë ta shohin. Duhet të bëhet hap, dhe shpresoj se zgjidhja do të gjendet. Ai është drejtimi për të cilin shpresojmë se të gjithë do të punojnë", tha Sollana.
Ai shfaqi kënaqësi nga bashkëpunimi me CËrvenkovskin gjatë periudhës së kaluar, duke theksuar se ai "ka punuar për vendinm e vet dhe afrimin e saj drejt BE-së, dhe embrojti atë në shumë momente të vështira".
Cërvenkovski iu falënderua Sollanës për bashkëpunimin gjatë 10 viteve të kaluara, e posaçërisht gjatë pesë viteve të fundit, derisa e kryente funksionin e presidentit të shtetit.
"Në ato dhjetë vite pati edhe momente të vështira dhe kritike, të përkujtoj vetëm për takimet e gjata, bisedat dhe negociatat gjatë përgatitjes, implementimit, nënshkrimit edhe të Marëveshjes kornizë. Në atë periudhë pati shumë skepticizëm edhe në Maqedoni edhe në komunitetin ndërkombëtar dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian, të cilët dyshonin se me marrëveshje politike mund të ndërpritet ai konflikt. Koha tregoi se ishim në të drejtë dhe bëmë punën e vërtetë në vitin 2001. E shfrytëzoj këtë rast që edhe një herë të Ju falënderohem për tërë kontributin që e dhatë në atë periudhë për tejkalimin e krizës, e më pas në ndërtimin e e mirëbesimit ndëretnik dhe tolerancën në Maqedoni", theksoi Cërvenkovski.
Solana vlerësoi se marërveshja kornizë ishte e arritur e shkëlqyer dhe duhet të implementohet deri në fund.
Presidenti i Maqedonisë në largim, Branko Cërvenkovski, sot pasdite në Bruksel do të ektë takime edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer dhe me eurokomisarin për zgjerim, Oli Ren