E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Indeksi i çmimeve të prodhimit në degën "Industri Përpunuese" shënoi rritje me 0.7 përqind. Brënda saj ka rritje të çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet "Industria ushqimore" me 6.1 përqind, "Industria tekstile dhe e veshjeve" me 2.1 përqind, "Industria e kauçukut dhe plastikës" me 2.3 përqind.
INSTAT: Rritet kostoja e prodhimit


Bizneset po përballen me rritjen e kostove të lëndëve të para. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2010, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 110.7 përqind (Viti 2005 = 100), duke shënuar një rritje prej 0.8 përqind kundrejt tremujorit të tretë 2010. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit është +0.6 përqind.

INSTAT konstaton se industria nxjerrëse shënoi një rritje prej 3.0 përqind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet "Nxjerrja e produkteve energjitike" me 3.8 përqind dhe "Nxjerrja e produkteve jo energjitike" me 1.3 përqind.

Indeksi i çmimeve të prodhimit në degën "Industri Përpunuese" shënoi rritje me 0.7 përqind. Brënda saj ka rritje të çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet "Industria ushqimore" me 6.1 përqind, "Industria tekstile dhe e veshjeve" me 2.1 përqind, "Industria e kauçukut dhe plastikës" me 2.3 përqind.

Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetet e tjera si "Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve" dhe "Fabrikimi i makinave dhe pajisjeve" kanë shënuar ulje përkatësisht me 2.2 përqind dhe 1.7 përqind.

Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 109.5 përqind, duke shënuar një rritje prej 1.0 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2010. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në degën "Industri nxjerrëse" me 3.0 përqind.

Treguesi i çmimeve të eksportit (viti 2005 = 100) arriti 115.4 përqind duke shënuar një rritje prej 0.3 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në degën "Industri nxjerrëse" me 2.3 përqind dhe "Industri përpunuese" me 0.3 përqind

Publikuar: 11.03.2011 | 16:45
Lexuar: 557 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime