E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” u mbajt ‘Dita e kompanive shkollore’, ku nxënësit e tre shkollave të mesme të qytetit prezantuan prodhimet në kuadër të kompanive të improvizuara ose kompanive shkollore.
‘Dita e kompanive shkollore’ nė Shkup







Në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” u mbajt ‘Dita e kompanive shkollore’, ku nxënësit e tre shkollave të mesme të qytetit prezantuan prodhimet në kuadër të kompanive të improvizuara ose kompanive shkollore.

“Qëllimi i këtij panairi është që të shihet kreativiteti i nxënësve, mandej të bëhen të aftë nxënësit për të ardhmen, të gjejnë punë si biznesmen, si menaxher të marketingut dhe si menaxher të promovimit”, deklaroi Abil Baush, zëvendësdrejtor i Sh.M “Cvetan Dimov” të Shkupit.
“Ne ju ndihmojmë nxënësve pasi që dëshirojmë që njohuritë e tyre teorike ti transferojnë në praktikë dhe të njejtën ta bëjnë që në shkollë dhe parasëgjithash i shohin përparësitë mes vete, dhe mundësitë të cilat i ofron kompania shkollore”, theksoi Norma Kirhler, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit të Austrisë.

“Konkretisht merremi me vetura dhe elektrikë, kemi sponsorët tanë ndërsa ne i promovojmë firmat e tyre. Shumë është e ndryshme praktika prej teorisë, kemi pas një teori mirëpo me kompaninë ushtrimore e kemi përvetësuar gjithë atë teori që e kemi mësuar dhe mendojë se jemi të aftë me vazhdu me biznes”, tha Behar Demiri, nga kompania ushtrimore “Junik Time”.

“Kompaninë shkollore e prezantojmë me syze për diell, me sukses punojmë, veç më e kemi themeluar në vitin 2007. Kemi marrë pjesë në shumë panaire në Maqedoni po dhe jashtë vendit siç ishte panairi në Salcburg për të cilën u kujdes qendra për bashkëpunim dhe zhvillim austriak”, tha Darko Siljanovski, nga kompania ushtrimore “CD Optik”.
Dita e kompanive shkollore u organizua nga Ministria e Arsimit ndërsa u financua nga Korporata për zhvillim austriak.

Melihate Rustemi

Publikuar: 29.04.2009 | 18:22
Lexuar: 1103 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime