Çdo aktivitet politik nga jashtë, me qëllim që të ndryshohet Kushtetuta e Malit të Zi, siç është rasti me dokumentin e Qeverisë serbe, është përzierje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të shtetit sovran të Malit të Zi dhe është në kundërshtim me parimet fundamentale të marrëdhënieve të mira fqinje, theksohet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.
Qeveria e Malit të Zi dërgoi notë të ashpër protestuese deri te Serbia në lidhje me strategjinë e saj për mbajtjen dhe përforcimin e lidhjeve midis Serbisë dhe serbëve etnik në shtetet fqinje, njoftuan sot mediat malazeze.
Sipas mediave malazeze Podgorica këtë dokument e sheh si akt i përzierjes në punët e saj të brendshme.
Strategjia, e përpiluar nga Qeveria serbe, kërkon që serbët të shpallen si popull përbërës në Mal të Zi sipas modelit të serbëve në Bosnjë e Hercegovinë.
Çdo aktivitet politik nga jashtë, me qëllim që të ndryshohet Kushtetuta e Malit të Zi, siç është rasti me dokumentin e Qeverisë serbe, është përzierje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të shtetit sovran të Malit të Zi dhe është në kundërshtim me parimet fundamentale të marrëdhënieve të mira fqinje, theksohet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.
Në fillim të shkurtit presidenti i Serbisë Boris Tadiq mbajti fjalim me përfaqësuesit serbë të vendeve fqinje për shqyrtimin e strategjisë.