E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për kryeministrin Hashim Thaçi tha se ky projekt buxhet është reflektim i programit të qeverisë dhe adreson nevojat e qytetarëve konform përcaktimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Buxheti i Qeverisė sė Kosovės “peshon” 1 miliardė e 467 milionė euro








Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër projekt buxhetit për vitin 2011 në vlerë prej 1 miliardë e 467 milionë euro, edhe derisa në këtë projektbuxhet realizohet premtimi i dhënë për rritjen e pagave në sektorin publik, pasi janë arritur pajtimet edhe me FMN-në.

Për kryeministrin Hashim Thaçi tha se ky projekt buxhet është reflektim i programit të qeverisë dhe adreson nevojat e qytetarëve konform përcaktimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Kryeministri e ka njoftuar kabinetin qeveritar për konsultat e vazhdueshme me ekspert të FMN dhe KE-së, derisa theksoi se në këtë drejtim janë bërë hapa të rëndësishëm progresive dhe janë arrit rezultate në shumë çështje.

Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë me FMN për agjendën e përbashkët, që të punojë në përputhshmëri me politikat e saj programore për të vazhduar punën e ngushtë konsultative, gjithnjë duke respektuar këshillat e FMN-së.

“Buxheti i Kosovës për 2011 do të jetë një buxhet i orientuar drejtë përkrahjes së politikave zhvillimore për gjithë qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në rritje të fuqishme në normë prej 5.3 për qind brenda 2011” tha kryeministri Hashim Thaçi

Publikuar: 12.03.2011 | 04:17
Lexuar: 527 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime