Golat për Shkëndinë i kanë shënuar Adrian Nuhiju në minutën e 52, Ferhan Hasani nga penalltia në minutën e 62 dhe Emini në minutën e 77.
Për Skopjen golat i shënuan, Glisic, Agriroski.
Besnik Shabani
Lideri aktual Shkëndija ka aritur që të nxjerr një barazim si mysafir kundër Skopjes në Autokomandë. Pjesa e parë u takoi vendasve të cilët brenda 22 minutave të para shënuan dy herë në rrjetën e Zendelit. Vetëm pas katër minutave lojë Glishiq shënoi për 1:0, ndërsa në minutën e 22-të Argirovski riti epërsinë e vendasve në 2:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë Adrian Nuhiu zbuti rezultatin në 2:1. Megjithatë nuk zgjati shumë dhe vendasit sërish shënuan përmes Glishiqit për dy gola epërsi, që deri në fund të ndeshjes i neutralizuan Ferhan Hasani nga pika e bardhë dhe Izair Emini me golin e shënuar në minutën e 77-të.
Renova dhe Rabotniçki në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë u ndanë me barazimin 1:1. Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi ndërmjet Pelisterit dhe Napredokut, ndërsa Metalurgu si mysafir me rezultatin 0:1 mundi Sileksin. Turnova dhe Vardari me rezultatin identik 2:0 shënuan fitore kundër Bregallnicës, respektivisht Teteksit.
LPFM, java 20:
Pelisteri - Napredoku 1 - 1
Renova - Rabotniçki 1 - 1
Sileksi - Metalurgu 0 - 1
Skopje - Shkendija 3 - 3
Turnova - Bregallnica 2 - 0
Vardari - Teteksi 2 - 0