Të gjitha këto dituri plotësuese dhe kualifikime që i marrin, shtoi ai, do u mundësojnë të vlerësohen më lart në kompanitë të cilat punojnë apo të kenë më tepër aftësi dhe kompetenca kur aplikojnë në tregun e punës.
- Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov sot u takua me kandidatët të cilët vazhdojnë arsimin pas përfundimit të shkollës së mesme në GUC "Zdravko Cvetkovski" dhe u njoh me mënyrën e dhënies së mësimit.
"Jam i kënaqur nga fakti se ka interes për arsimin pas përfundimit të shkollës së mese. Pashë shumë njerëz që kanë vendosur të arsimohen mirë, disa janë më të rinj, disa më në moshë, disa janë të punësuar, e disa jo, disa kanë përfunduar shkolla të tjera, profesionet të tjera, por puna kërkon që ata të arsimohen më mirë" theksoi Todorov.
Të gjitha këto dituri plotësuese dhe kualifikime që i marrin, shtoi ai, do u mundësojnë të vlerësohen më lart në kompanitë të cilat punojnë apo të kenë më tepër aftësi dhe kompetenca kur aplikojnë në tregun e punës.
Ministri i dikasterit potencoi se grupi që e vizitoi ka pasur kandidat me shkolla të mesme të përfunduara në "Dimitar Vllahov", diçka që është në kundërshtim me profesionin e ndërtimtarisë, por është punësuar në kompani ndërtimore dhe puna i kërkon të ketë kompetencë adekuate dhe për këtë ka vendosur të vazhdojë arsimin që të mundet më me sukses t'i realizojë obligimet e tij.
Krahas mësimit të rregullt në shkollë funksionon edhe kompania për hulumtimin e materialeve ndërtimore në të cilin janë inkuadruar edhe mësuesit edhe nxënësit që është fitimprurëse për shkollën, ndërsa ka edhe byro të licencuar profesionale projektuese në të cilën projektojnë profesorët dhe nxënësit.