Këngëtarja me origjinë shqiptare Edita Abdieski ka fituar çmimin Diva awards 2011, si talente e vitit në Gjermani.
Të martën në mbrëmje në spektaklin Talenti i vitit, Edita ka fituar kategorinë Diva award, duke u bërë konkurencë e fortë ndaj shumë këngëtarëve të njohur gjerman.
Ndarja e çmimeve është zhvilluar në hotel Hof Bayerscher dhe për këtë vit me çmimin më prestigjioz është nderuar pikërisht Edita Abdieski, e cila para se të fitonte X factory kishte udhëtuar nga Berni për të dominuar skenën gjermane. Atë natë gjithashtu janë ndarë edhe 14 çmime tjera me të cilët u shpërblyen edhe këngëtari Zucchero, aktorët Michel Piccoli, Anna Fisher, Herbert Knaup etj. Nëse çmimi për fituesin e X Factor mu duk i përshtatshëm, çmimin Diva është një barrë e rëndë, e cila peshon mbi supet e mia, për shkak se tashmë jam një hap më përpara se ku kam qenë, është shprehur e kënaqur Edita.
Sukseset për këtë talent shqiptare nuk kanë të ndalur. Në një kohë rekord, pasi fitoi vendin e parë tek X Factory, ajo realizoi duet me Ricky Martin, finalizoi videoklipin e këngës The key, fitoi çmimin Diva award si dhe është nominuar për çmimin Prix Walo si zbulim i vitit në Gjermani. Përveç muzikës, Edita në opinion njihet edhe si tekstshkruese, kurse ka të përpunuara diku mbi 15 këngë nga këngëtarët botërorë.